Me sy të skuqur nga gazi lotsjellës, gazetari mallkon Ramën: Këtë helm që thitha e provofsh aty ku të dhemb më shumë

Gazetari Elio Laze ka publikuar një foto, ku tregon gjendjen e tij pas raportimit të protestës së djeshme e cila zgjati tre orë para parlamentit.

Mes tensionit dhe përplasjeve ndaj protestuesve u hodhën bomba me gaz lotsjellës. Sasia e lartë e gazit e hedhur nga Policia e Shtetit shpërndau turmën, e për pasojë dhjetëra prej tyre shfaqën probleme në rrugët e frymëmarrjes dhe në shikim.

Mes tyre edhe gazetarë që raportonin nga terreni. Elio Laze, njëri prej gazetarëve pati pasoja prej gazit lotsjellës.

Siç duket edhe në foto, gazetari ka patur probleme me sytë dhe rrugët e frymëmarrjes, ndërsa për gjithë situatën e ndodhur bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Statusi:

Dy fjale zemre Edi Rames!

Qe ti je nje diktator ne grahmat e fundit te pushtetit tend te korruptuar dhe te droguar kjo nuk ka pike dyshimi. Qe populli qe proteston nuk eshte huligan, as kjo ska pike dyshimi.
Sot isha ne godinen e parlamentit. Jo per te protestuar (fatkeqsisht) por per te raportuar si gazetar.

Dhe cfare bere ti burracak? Urdherove deshtakun qe ke vene Minister te Brendshem qe te shperndaje turmat me gaz helmues. Protestues, gazetare, kalimtare dhe police vuajten pasojat.

Ke ne kurrizin tend boll krime. Por tashme e ke kaluar masen.

Kete helm qe thitha sot dhe frymen qe me mungoi per shume minuta, shpresoj ta provosh aty ku te dhemb me shume (nese te dhemb), tek djali yt i vogel.

Historia do te te gjykoje si nje tiran i turpshem.
Fundi yt eshte ceshtje oresh

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...