Pamje që të këpusin shpirtin, e vogla ecën me protezat e bëra nga kuti sardelesh

Tetë vjeçarja Maya Ali Merhi është një vogëlushe të cilës fati nuk i ka buzëqeshur dhe aq shumë, që në fillimet e para të jetës së saj.

Ajo dhe i ati jetojnë në një kamp refugjatësh të vendosur në Siri, ndërsa Maya ka humbur dy gjymtyrët e saj. Tashmë duket se është mësuar me këtë fakt dhe nuk dorëzohet, edhe pse kurrë nuk ka patur një protezë normale që ta ndihmojë për të hedhur hapat e parë.

E vogla mban në këmbët e saj një protezë të bërë nga kuti prej kallaji, nga duart e të atit.

Babë e bijë mbetën të lënduar rëndë në gjymtyrët e poshtme, një gjendje e quajtur amputim kongjenital, shkaku i të cilit është i panjohur.

Në pamundësi të protezës së vërtetë, babai i Mayës i bëri ato nga një palë kuti prej llamarine të mbushura me pambuk dhe copa rrobash.

Maya pararendëse mund të shihet nga ana e babait të saj, ndërsa shpjegon se si e bëri palë këmbët kallaj për vajzën e tij.

Ai thotë:

Kam montuar disa plastika në dy kanaçe të sardeleve, me të cilat ajo mund të shkojë në shkollë. Zemra ime vuan kur e shoh atë të zvarritet para shokëve, ndërsa ata luajnë dhe vrapojnë. Është e vështirë, por ato janë më të mira se asgjë”.

Familja u largua nga Aleppo për shkak të luf.timeve. Ata ikën nga bom.bardimet dhe u vendosën pranë kampit në Idlib, territori i fundit më i madh në duart e kryengritësve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...