Dikur pastruese, sot fituese e Oscar-it! Aktorja nuk ndal dot lotët gjatë fjalimit

Të gjithë po flasin sot për aktoren Olivia Colman dhe nëse nuk e mbanit mend emrin e saj, ka ardhur koha që ta mësoni. Olivia fitoi

çmimin “Aktorja më e mirë” për rolin e saj të Mbretëreshës Anne në filmin “The Favourite”.

45-vjeçarja ishte super e entuziazmuar kur pranoi çmimin, ndërsa mbajti një fjalim frymëzues:

“Çdo vajze të vogël që po praktikon fjalimin e saj për në televizion, nuk i dihet kurrë! Punoja si pastruese dhe kalova shumë kohë duke e imagjinuar këtë”.

Ndërsa ajo filloi të emocionohej dhe të përlotej, aktores iu bë me shenjë që të përfundonte fjalimin, ndërsa ajo e mbylli duke ngritur dy gishtat lart për simbolin e “paqes”.

Pasi emri i saj u shpall fituese, Olivia Colman-it nuk i besohej: “Është shumë stresuese. Kjo është e hatashme. Mora një Oscar”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...