85 tituj kampionë për 10 sportistë, por asnjë vlerësim për boksierët e Vllaznisë!!!

Në morinë e titujve të akorduar nga Presidenti i Republikës për sportistët e Vllaznisë me rastin e 100 vjetorit të këtij klubi, për çudi nuk ka patur asnjë boksier!!!

Diçka vërtetë e habitshme sepse kemi të bëjmë me sportin më të suksesshëm në rang kombëtar sa i takon ekipeve sportive të klubit shkodran, shoqëruar me fitimin e 45 trofeve (22 tituj kampionë si ekip por edhe me fitimin e 23 Kupa të Shqipërisë).

Por sukseset e boksit shkodran nuk janë vetëm në rang ekipor sepse edhe në aspektin individual ka vend për t’u ndalur pasi nëse i referohemi vetëm 10 sportistëve, ato kanë fituar plot 85 tituj kampionë!

“Rekordmeni” i Vllaznisë por edhe i boksit shqiptar është i mirënjohuri Artur Gavoçi me 15 tituj kampion. Për të vazhduar me Besnik Limanin dhe Nelson Hysën që janë shpallur nga 12 herë secili kampionë. Lista vazhdon me Sokol Buliqin, Sead Bushatin e Jetmir Kuçin, secili me nga 8 tituj kampionë.

Më tej vjen Kristian Demaj 7 herë kampion i vendit, Fadil Efovija 6 herë kampion, Blerim Alija 5 herë kampion dhe më pas Besnik Gjetaj 4 herë kampion.

Lista mund të vazhdojë edhe më tej me Artur Drinin po 4 herë kampionë, e me shumë të tjerë, por ne u ndalëm vetëm tek 10 të parët. Sëbashku ato janë shpallur plot 85 herë kampionë të Shqipërisë. Një rezultat i shkëlqyer që padyshim meritonte më shumë vëmendje.

Ndoshta justifikimi mund të jetë mosha e re e shumicës së këtyre boksierëve, megjithatë djersa që ato kanë derdhur dhe sakrificat që kanë bërë për të përfaqësuar denjësisht Vllazninë, e meritojnë një respekt të tillë.

© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...