Mbrëmja e legjendave, Presidenti Meta nderon ikonat e Vllaznisë në 100-vjetorin e krijimit

Klubi i Vllaznisë, u nderua ditën e sotme në kuadër të festimeve për 100-vjetorin e krijimit të saj. Në teatrin “Migjeni”, u mbajt edhe ceremonia, ku ndër të tjera, u vlerësuan edhe shumë figura të shquara sportistësh shkodranë.

Në këtë ceremoni, u dekoruan nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, edhe shumë figura të shquara të sportit shqiptar. Më poshtë, vlerësimet nga Presidenti Meta.

Sabah Bizi – Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut

Ramadan Rragami – Mjeshtër i Madh

Hysen Zmijani – Mjeshtër i Madh

Astrit Hafizi – Mjeshtër i Madh

Xhevdet Shaqiri(pas vdekjes) – Mjeshtër i Madh

Fatbardh Jera – Mjeshtër i Madh

Edi Martini – Mjeshtër i Madh

Vioresin Sinani – Mjeshtër i Madh

meta vioresin sinani

Mark Kroqi – Mjeshtër i Madh

Gjino Mjeda – Mjeshtër i Madh gjino mjeda

Pina Haxhi Vuka – Mjeshtre e Madhe

Refik Vorfa – Mjeshtër i Madh

Muhamet Sokoli – Mjeshtër i Madh

Sokol Karaj – Mjeshtër i Madh

Agim Tafili(pas vdekjes) – Mjeshtër i Madh

Rrok Bardeli – Mjeshtër i Madh

Hysni Bebeziqi(pas vdekjes) – Mjeshtër i Madh

Arbana Xhani – Mjeshtre e Madhe

Asim Belinovi – Mjeshtër i Madh

Presidenti Meta, vlerësoi sot me rastin e 100-vjetorit të krijimit të saj, edhe Shoqërinë Sportive “Vllaznia” gjatë një ceremonie të zhvilluar në Bashkinë e Shkodrës, ku ishin të pranishëm deputetë të qarkut, Kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi, autoritete vendore, figura dhe personalitete të sportit e të kulturës, dhe shumë qytetarë

Në fjalën e tij Presidenti Meta u shpreh:

“Ju përshëndes dhe ju uroj për shumë vjet gëzuar 100-vjetorin e Klubit ‘Vllaznia’.

Jam i lumtur të hapim siparin e festimit të përvjetorit të Klubit tuaj shekullor duke nderuar së pari kujtimin e ndritur të Shoqërisë ‘Vllaznia’, pararendësen e Klubit të sotëm sportiv, që bashkë me emrin trashëgoi përkushtimin, pasionin dhe vizionin e saj.

Shkodra është qyteti i bukurisë së përjetshme! Nuk ka etapë të njerëzimit ku shkodranët të mos kenë skalitur gjurmët më të mira të qytetërimit shqiptar.

Kjo kryeqendër e Veriut shqiptar, veç magjisë së peizazhit dhe vlerave monumentale është mbartëse e vlerave patriotike dhe një historie të pasur dhe të lavdishme të jetës qytetare.

Themelimi 100 vite më parë i ‘Vllaznisë’ ishte një akt i madh!

Kjo shoqëri u ngrit si vokacion lirie në një moment dramatik, kur qyteti i tyre rrezikonte të ngelej jashtë kufijve të atdheut mëmë.

Të rinj, juristë, artistë, profesorë, punëtorë, gazetarë, shkrimtarë dhe sportistë lanë mënjanë ndasitë fetare dhe dallimet shoqërore dhe u bashkuan për t’i treguar botës se shkodranët janë pjesa më e ndritur e civilizimit dhe identitet shqiptar, vlerave patriotike, e gjuhës, kulturës si dhe pasurisë së tij shpirtërore.

Shoqëria ‘Vllaznia’ ngelet një nga shembujt më të civilizuar të rezistencës dhe aspiratës shqiptare për liri e progres shoqëror.

Jehona e aktivitetit të saj i dha hov të mëtejshëm jetës shoqërore në qytet, duke e përjetësuar emrin e saj me atë të klubit të parë sportiv shqiptar ‘Vllaznia’. Një ndër Klubet që ka shkruar faqe të ndritura suksesi në sportin shqiptar, por edhe në përfaqësimin ndërkombëtar të vendit.

Të dashur miq,

E prita me kënaqësi propozimin e Kryetares së Bashkisë për të dekoruar Shoqërinë ‘Vllaznia’ me titullin e lartë ‘Nderi Kombit’.

Këtë ceremoni solemne dekorimi do të kisha dëshirë, ta shoqëronim me përurimin së bashku të një Memoriali, për të lenë të gdhendur në mermer nderimin për ‘Vllazninë’, sportistët e saj dhe bijtë e shquar të Shkodrës.

Në këtë mënyrë lavdia e kontributit dhe e veprës së tyre do të jetë përherë në sytë dhe mendjen e të gjithë brezave sportiv e sidomos të rinjve dhe do t’i frymëzojë ata në rezultate përherë të larta! Urimet më të mira për Vllazninë, Shkodrën dhe qytetarinë e saj!”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...