Maxhoranca dogji mandatet, zbulohet urdhëri i prerë i Ramës për të tijët

Kryeministri Rama mësohet se u ka dhënë urdhër deputetëve dhe ministrave të tij të mos pranojnë asnjë përballje me ata që tani ai i deklaron ish-deputetë të opozitës.

Sipas burimeve mediatike, Rama e ka dhënë këtë urdhër pas dorëheqjes që opozita u bëri mandateve të deputetëve të saj.

Kjo shikohet si një strategji e re nga maxhoranca me qëllim për të injoruar opozitën.

“Ata s’janë më pala tjetër e parlamentit, po një grusht politikanësh pa norma, që meritojnë përbuzjen e votuesve të tyre dhe refuzimin tonë për të debatuar me ta jashtë parlamentit”, mësohet t’u ketë thënë të tijve Rama.

“Për sharjet e shpifjet e tyre ata s’kanë nevojë për ne dhe kështu kontribuojmë kundër ndotjes se mjedisit publik, me debate shterpë pa asnjë vlerë”, ka sqaruar më tej kryeministri deputetët dhe ministrat e tij.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...