Kryebashkiakja Voltana Ademi: Në Shkodër jetohet kryevepër, në Tiranë s’ka ajër dhe ujë të pastër

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka deklaruar në emisionin “Ekopolitikë” në Ora News, se pavarësisht reformës administrative, shërbimet bashkiake nuk shkojnë tek ish-komunat për shkak të infrastrukturës.

Gjithsesi, Ademi theksoi se në Shkodër jetohet më mirë se në kryeqytet, edhe pse bashkia e Tiranës ka qeverinë nga mbrapa dhe mbështetet me para. Sipas saj, në kryeqendrën e veriut mund të gjesh ajrin dhe ujin e pastër që mungojnë në Tiranë.

“Bashkia e Tiranës ka qeverinë nga mbrapa dhe mbështetet me para. Biles ka debate mes bashkive të majta pse duhet të marrë gjithmonë bashkia e Tiranës.

Një nga problemet e mëdha nuk është vetëm emigracioni, por edhe migracioni. Duhet t’u krijojmë njerëzve mundësi të jetojnë në vendin e vet dhe të jetojnë me burimet e veta. Në qoftë se ne do e arrijmë këtë,

ne do mund të zhvillonim vendin më mirë. Në Tiranë, kur më pyetën se çfarë do të thotë mirëqenie, i thashë se në Shkodër jetohet kryevepër. Më thanë jo në Tiranë jetohet më mirë, në fakt unë mendoj se në Shkodër jetohet më mirë dhe vazhdoj ta pohoj këtë.

Çfarë do të thotë mirëqenie? Të kesh ajrin e pastër? Në Tiranë nuk e ke. Të kesh ujë të pijshëm? Në Tiranë e blejnë. Në Shkodër nuk e blejnë ujin. Janë indikatorë krejt të thjeshtë.

Njerëzit turren tek metropoli sepse ka më shumë mundësi punësimi dhe kjo vjen për shkak të ndarjes së fondeve. Unë kam qenë deputete

dhe kam shkuar çdo natë në Shkodër sado vonë ka mbaruar seanca. Jam kthyer nga emigracioni për të jetuar në Shkodër”, ka deklaruar Ademi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...