Shpërthejnë skandalet në drejtësi/ “Klani” i Arta Markut instalon terrin informativ

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka vendosur një ditë më parë që mbledhjet t’i zhvillojë me dyer të mbyllura.

Në këtë mënyrë, në mbledhjet e ardhshme nuk do të lejohen mediat, pavarësisht skandaleve që mund të prodhohen në atë Këshill.

Në një kohë kur pjesa më e madhe anëtarëve të KLP-së janë të kontestuar, merret vendimi për instalimin e territ informativ.

Gent Ibrahimi, apo më shumë se me emrin e tij ai njihet si kunati i ish-ministres, ka gjetur një mënyrë skandaloze e mediokre për t’u justifikuar.

Ai pretendon se transparenca do të bëhet në faqen zyrtare të KLP, ndërkohë që një faqe e tillë nuk ekziston.

Keshilli i Lartë i Prokurorisë

“I qëndrojmë fort urdhërimit kushtetues për transparencë, pasi gjithçka që thuhet në këtë mbledhje brenda 24 orëve hidhet në faqen e Këshillit. Duke pasur parasysh edhe përcaktimet e tjera ligjore për të ruajtur privatësinë e të dhënave të disa prej subjekteve, çështjet e të cilëve bëhen objekt trajtimi në mbledhjet e Këshillit, ne i balancojmë këto dy kërkesa,” tha Ibrahimi në fillim të mbledhjes plenare.

Në nenin 23 të Kushtetutës garantohet e drejta e informimit dhe i jepet të drejtë kujtdo që të ndjekë mbledhjet e organeve të zgjedhura kolektive.

Nga ana tjetër Ligji Nr. 115/2016 detyron KLP -në të publikojë mbledhjet, por nuk përcakton se si bëhen mbledhjet me dyer të mbylluara apo ta hapura.

Por, edhe ky ligj thotë që audio publikohet në faqen e KLP, por kjo faqe nuk ekziston.

“Regjistrimi audio i mbledhjes plenare bëhet publik në faqen zyrtare të Këshillit brenda 24 orëve nga dita e mbledhjes. Përpara publikimit, nën përgjegjësinë e Kryetarit, administrata kujdeset për redaktimin e materialit, duke fshirë çdo referencë tek emrat konkretë, përveç emrave të anëtarëve të Këshillit dhe emrave të prokurorëve, mbi të cilët janë vendosur masa disiplinore të pezullimit dhe të shkarkimit

Procesverbali me përmbledhjen e diskutimeve bëhet publik në faqen zyrtare të internetit të Këshillit pasi miratohet nga mbledhja plenare pasardhëse e Këshillit”, thuhet në nenini 167 të Ligjit Nr. 115/2016 mbi dokumentimin e mbledhjes plenare të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Rroftë Reforma në Drejtësi, se skandalet vijojnë të prodhohen më keq se më parë.

Për me tepër skandalet janë ulur këmbëkryq në KLP, nëse kujtojmë këtu se disa anëtarë të KLP, ende nuk kanë kaluar Vettingut, dikush dyshohet për korrupsion, ndërsa një tjetër si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.

Po një ditë më parë pasi njoftuan për instalimin e errëssirës, KLP, u përfshi dhe në një tjetër skandal, duke u bërë pjesë e shkeljeve të Prokurores së Përgjithshme të përkohshme Arta Marku.

Grupet parlamentare të PD dhe LSI me 29 Janar depozituan një kallëzim penal për kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku, për shkelje ligjore në zgjedhjen e Bujar Sheshit anëtar të KLP-së.

Por, dje Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpalli moskompetencë ndaj kërkesës së partive opozitare PD-LSI, për shkarkimin e Kryeprokurores, Arta Marku.

Dhe, natyrisht nuk kishte si të mungonte një justifikim i tipit Gent Ibrahimi.

“Këshilli vendosi që t’ia delegojë kryetarit të drejtën që t’i përgjigjet shkresës së ardhur nga Kuvendi në mënyrë administrative, sepse Këshilli nuk është orga që del me rozoluta, del me diskutime, por Këshilli merr vendime”. ka thënë Ibrahimi për mediat.

Sipas Ligjit Nr. 97/2016 mbi procedurën e përzgjedhjes dhe emërimit të përzgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm në nenin 28 përcaktohet se organi përgjegjës për përzgjedhjen është Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe se ky i fundit përzgjedh kandidaturat për Prokuror të Përgjithshëm, ndër ata që përmbushin kushtet e parashikuara në këtë ligj.

Thënë më qartë KLP ashtu siç ka kompetenca për emërim dhe për shkarkim. Por duket se nuk guxojnë ta bjën një gjë të tillë ndaj Arta Marku, apo më saktë politika po i shantazhon me skandalet që mbartin mbi supe./CNA.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...