Portali për “Shqipërinë që duam”/ Qytetarët nxjerrin zbuluar Ramën

Kryeministri Rama e ka nisur ditën sot duke publikuar ne rrjetet sociale një video, e cila sipas tij tregon një tjetër rast, sesi një kryefamiljar përmirësoi jetën duke ju drejtuar portalit për Shqipërinë që duam.

“MIRËMËNGJES dhe me një shprehje të vullnetit të palëkundur për t’iu gjendur pranë çdo njeriu të zakonshëm, që sot nuk mbetet më i vetëm nëse çon një sinjal për hallin e vet, përmes platformës shqiperiaqeduam.al, ju uroj një fundjavë të qetë”-shkruan Rama në postimin e tij.

Por, pas këtij postimi, qytetarët kanë shrehur një lumë kritikash në drejtim të kreut të qeverisë.

Një qytetar shkruan se ka bërë disa herë ankesë në portalin e qeverisë, por nuk ka marrë përgjigje.

“Z.Kryeminister jam regjistruar dhe kam bere ankese ne portalin Shqiperiaqeduam,por skam marr asnje pergjigje,zrpp dhe aluizni Vlore po mundohen te me heqin te drejten e legalizimit,duke nxjerr truallin qe une kam ndertuar shtepine,prone e nje idividi fiktiv,fallsifikim i hapur dokumentash.”-shkruan qytetari.

Ndërsa një tjetër qytetar shkruan se nëse Rama do që të zgjidhen hallet e këtij vendi, duhet të largohet nga politika.

“Zoti kryeminister . A doni ti kryeni hallet e të gjith shqiptarve ? Në qoftëse po dhe ju ka mbet një fije rrespekti ; Në qoftëse e doni veten tuaj ? . LARGOHUNI NGA POLITIKA”-shkruan qytetari.

Më tej, një tjetër shkruan “Mire thua o edo, po enti thot se kerkon rritjen e cemimit te ujit. Shpresoj qe shqiptaret mos te paguajn asnje taks dhe te shikojm si do e mbash shtetin ne kembe akoma. Asnje nuk esht i pa zvendesushem”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...