Meta dekoron me titullin “Nderi i Kombit”, shoqërinë Sportive “Vllaznia”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka qenë këtë të shtunë në Shkodër me rastin e 100-vjetorit të krijimit të Shoqërisë Sportive “Vllaznia”.

Kreu i shtetit në këtë ceremoni ka nderuar me Dekoratën “Nderi i Kombit”, klubin e futbollit Vllaznia ne 100 vjetorin e krijimit dhe ka vlerësuar kontributin e dhënë ne këtë 1 shekull nga qindra sportiste dhe sportdashes.

Ky ishte një vleresim në bazë të kontributit të dhënë në rezultatet historike të sportit në Shqipëri.

“Si njëra ndër shoqëritë e para intelektuale në Shqipëri, me kontribut e rezultate historike në fushën e sportit, fidanishte e talenteve që kanë mbështetur Vllazninë dhe Ekipin Kombëtar, e dalluar për sportistët e skuadrat e saj cilësore. E veçantë në manifestimin e vlerave më të mira të sportit, duke merituar respektin dhe dashurinë e madhe të qytetarëve shkodranë dhe të gjithë shqiptarëve. Shkodra është qyteti i bukurisë së përjetshme!

Nuk ka etapë të njerëzimit ku shkodranët të mos kenë skalitur gjurmët më të mira të qytetërimit shqiptar. Kjo kryeqendër e Veriut shqiptar, veç magjisë së peizazhit dhe vlerave monumentale është mbartëse e vlerave patriotike dhe një historie të pasur dhe të lavdishme të jetës qytetare.

Themelimi 100 vite më parë i ‘Vllaznisë’ ishte një akt i madh! Kjo shoqëri u ngrit si vokacion lirie në një moment dramatik, kur qyteti i tyre rrezikonte të ngelej jashtë kufijve të atdheut mëmë”.

Gjithashtu gjatë qëndrimit të tij në Shkodër, presidenti Meta ka përuruar edhe memorialin me pllakatin nderues në mjediset e jashtme të Bashkisë së Shkodrës.

/Vizion Plus/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...