KRYEMADHI: KUSH DO, LE T’NA BASHKOHET, TË TJERËT SUKSESE NË JETË!

Monika Kryemadhi deklaroi sot në mledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së se protesta e opozitës do të vijojë në të gjithë Shqipërinë.

Ajo publikoi listën e koordinatorëve të kësaj proteste në qarqet kryesore të vendit. Sipas saj kryetarët e LSI do të kontaktohen me ata të PD-së për të koordinuar protestën.

Protesta nuk do ketë nje rend të përcaktuar dhe do të zhvendoset vazhdimisht në të gjithë Shqipërinë. Kryemadhi deklaroi se disa anëtarë mund të tremben dhe t’i shmangen angazhimit por shtoi se askush nuk është i detyruar. “Kush do mirë kush jo suksese në jetë”, ironizoi Kryemadhi duke përdorur një shprehje të kryeministrit Rama.

“Do ndërtojmë një pakt mbi shtetin. Do ndërtohen grupet e punës ku të gjithë anëtarët e partisë do jenë të përfshirë. Derisa të dalim nga kjo krizë do funksionojmë me grupe pune.

Për qarkun e Fierit, Durrësit dhe Beratit- Drejtuese, Monika Kryemadhi, pjesë e grupi të punës Kejdi Mehmetaj, Gledjon Rehovica, Nasif Naço. Për Elbasanin,Lezhën, dhe Kukësin- Drejtues Luan Rama, Edmond Haxhinasto, Viktor Tusha dhe Ylli Shehu

Për Korcën, Vlorë, Gjirokastrën,- Endrit Braimllari, Edmond Panariti, Vangjel Tavo, Shezai Rrokaj, Sokol Dervishaj dhe Flamur Cela.

Për Tiranën-Shkodrën-Dibrën- Petrit Vasili, Përparim Spahiu, Florida Kërpacci, Klajda Gjosha, Agron Cela, Erisa Xixho.

Florida Kërpaci do vendosë grupet e punës për LRI”, dekklaroi Kryemadhi.
Kryemadhi: Tani presim çdo gjë nga Rilindja. Arrestime, eksplozivë, pushime nga puna…

Më herët në një dalje për mediat kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim deklaroi se tani të gjithë deputetët e LSI-së janë të barabartë me anëtarët e tjerë të kësaj partie. Ajo tha se tashmë janë të përgatitur për çdo skenar dhune apo presioni nga ana e Rilindjes.

“Mandatet janë të atyre qytetarëve të cilët besojnë tek vlerat e demokracisë. Mandatet e LSI-së nuk mund të bëheshin kurrë pjesë e atyre deputetëve që kanë mandate të blera me paratë e drogës. Tashmë llumi që përdori Rama për të blerë mandatet do ti kthehet mbrapsht.

Sot të gjithë jemi të barabartë. Edhe deputetët e LSI-së janë të barabartë me të gjithë anëtarët e LSI-së. Ky moral nuk i ka munguar kurrë partisë tonë. Kemi treguar që jemi njerëz që mendojmë për njerëzit

Djegia e mandateve tregoi se për ne ka më shumë rrëndësi besimi i qytetarëve. Intgriteti i LSI-së është më i pastër se asnjë herë tjetër. Përkrahja e depuetëtve të tjerë ishte një velrësim për mua.

Jemi të pregatitur për çdo skenar të Rilindjes. Dikujt do t’i trokasë policia në derë. Dikujt do t’i hiqet gruaja nga puna. Dikujt do t’i vendosin eksplozivë në dyert e tyre. Deri dje është hequr si viktimë por sot çdokush e di se Edi Rama është xhelati i shqiptarëve.

Mbi 400 mijë shqiptarë janë larguar sot nga Shqipëria. Taksat janë më të shtrenjta. Investimet në ekonomi vijnë nga paratë e drogës”, deklaroi Kryemadhi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...