Ka nisur protesta e thirrur nga opozita e bashkuar para parlamentit. Mijëra qytetarë, mbështetës të opozitës janë mbledhur tek Parlamenti dhe kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.

Protestuesve iu janë bashkuar liderët Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Sali Berisha etj.

Deputetët kanë dorëzuar publikisht mandatet e tyre. I pari ka qenë Ervin Salianji.