Kjo histori dashurie mes bashkëshortëve me siguri do të prekë zemrat tuaja

Dashuria është nje motiv i shpresës dhe pa dashuri jeta do të ishte bosh. Dashuria ka forcën të na bashkojë dhe nuk ushtron ndjenja xhelozie.
Vetëm dashuria mund të na japë energjitë e pashtershme e të nevojshme për të zhdukur dëshpërimin.

Vlerat e dashurise janë butësia, pergjegjshmëria, interesimi, fisnikëria dhe besimi.

HISTORIA
Një burrë shumë i varfër jetonte me gruan e tij.

Një ditë, gruaja e tij, e cila kishte flokë shumë të gjatë, i kërkoi atij që t’i blinte një krehër për flokët e saj që të rriteshin sa më mirë dhe të dukeshin të rregullta.

I shoqi ndjeu keqardhje, por i tha jo.

Ai shpjegoi se nuk kishte para të mjaftueshme as për të rregulluar rripin e orës së tij që sapo i ishte këputur.

E shoqja nuk insistoi në kërkesën e saj.

Burri u nis pën në punë dhe rrugës kaloi pranë një dyqani ku shiteshin orë.

Ai shiti orën e tij të dëmtuar me një çmim të ulët dhe shkoi për të blerë një krehër për gruan e tij.

Në mbrëmje u kthye në shtëpi me krehër në dorë i gatshëm për t’i dhënë gruas së tij.

Ai mbeti i befasuar kur pa gruan e tij me një prerje shumë të shkurtër të flokëve.

Ajo kishte shitur flokët e saj dhe mbante një rrip të ri ore në dorë.

Lotët rrodhën njëkohësisht nga sytë e tyre, jo për kotësinë e veprimeve të tyre, por për reciprocitetin e dashurisë së tyre.

Morali:
TË DASHUROSH NUK ËSHTË ASGJË, TË TË DASHUROJNË ËSHTË DIÇKA, POR TË DASHUROSH DHE TË JESH I DASHURUAR NGA NJERIU QË DO, KJO ËSHTË GJITHÇKA.

Kurrë mos e merrni dashuri për të mirëqenë

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...