SHKODËR, MINISTRI LLESHAJ INSPEKTON GODINËN E RË TË POLICISË

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj inspektoi punimet në kantierin ku po ngrihet ndërtesa e re e DVP Shkodër, shoqëruar nga zyrtarë të MB dhe policisë lokale.

Ndërtimi i ambienteve të reja nëpër qarqe është pjesë e një programi të gjerë, i cili synon përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të punës për organizatën e Policisë së Shtetit.

Gjatë inspektimit, Ministri Lleshaj u shpreh se “Drejtoria e re Vendore e Policisë po ngrihet në kuadër të një programi të gjerë që Ministria e Brendshme ka për të përmirësuar infrastrukturën e të gjitha drejtorive dhe komisariateve.

Gjithashtu ministri lajmëroi se ndërtesa dhe të gjitha punimet e brendshme do të përfundohen para afatit dhe do të jenë të gatshme para fundit të vitit.

Projekti për ndërtimin e objekteve të Drejtorisë dhe Komisariatit të Policisë Shkodër financohet nga buxheti i shtetit. Sipas kontratës me kompaninë ndërtuese, afati i zbatimit është 24 muaj, që shkon deri në 10 tetor 2020.

Por ecuria e punimeve ka qenë e mirë dhe nuk janë evidentuar probleme, ndaj me ritmin aktual parashikohet që punimet të mbyllen plotësisht brenda këtij viti.

Policia e Shkodrës prej vitesh punonte në një ndërtesë larg parametrave, duke cenuar cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve dhe pa kushte normale për punonjësit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...