SHIROKË, VILA MBRETËRORE DREJT SHKATËRRIMIT

Historia dhe rëndësia e kësaj vile që ndodhet në Shiroke,buzë liqenit të Shkodrës nuk e meriton aspak gjendjen në të cilën ndodhet.

Sapo ngjitesh drejt saj e kupton se këtu koha ka bërë të veten dhe ka rrënuar cdo pjesë të kësaj shtëpie, por edhe vetë atë që për nga arkitektura e saj është e një rëndësie të vecantë dhe ka shërbyer për turizëm ndërsa sot ajo është bërë e pavizitueshme.

Hyjmë në brendësi të saj dhe shikohet se si pllakat janë dëmtuar e një pjesë janë vjedhur ndërsa muret janë të shkarravitura gjithandej. Kjo vilë e cila të ngjason me ato të stilit Italian është tepër e vecantë mirëpo po degradohet cdo ditë.

Te vetmit që ndalojnë aty janë cifte të sapomartuar të cilët realizojnë sete fotografie apo edhe tek-tuk ndonjë qytetar i thjeshtë.Vila e Zogut” ne Shirokë, është padyshim një nga vendet më të bukura të Shkodrës por ka mbetur në mëshirë të fatit dhe ka shumë mundësi të shkatërrohet .

Kjo rezidencë iu dhurua Mbretit Zog nga tregëtaret e Shkodrës. Vila u ruajt edhe gjatë diktaturës komuniste. Në vitin 1997 vila u bë pre e vandalizmave që përfshinë te gjithë vendin.

E veçanta është se ky ndërtim i bukur ka për arkitekt piktorin e famshëm shkodran, Kol Idromenon.Pasuria e paluajtshme në Shirokë, në vitin 1925 ishte regjistruar në regjistrat e kohës si pronë e Ahmet Zogut.

Në vijim, gjatë regjimit monist ajo kaloi në favor nga shteti dhe shndërrua në Kampin e Pushimeve Shirokë. Në vitin 2001, pas shpronësimit, trualli dhe godinat kaluan në pronësi të BSPSH-së. Ndërkohë sot objekti në fjalë është i pashfrytëzuar teksa rrezikon degradimin total nga agjentët natyrorë por edhe nga dora e njeriut

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...