Nga “KF Shkodra” tek “Bayern Munchen”, kush është 15 vjeçari shkodran i cili po spikat në Gjermani

Djali që shifni në foto është 15 vjeçari nga Shkodra pjese e te rinjve te Bayern Munich. Quhet Firdeus Bracaj dhe duket se rruga drejt suksesit eshte e hapur tashme pasi talentin qe ia ka dhene Zoti po e kultivon me se miri ne ekipe elitare.

Me pas familja kthehet ne Shkoder dhe djali vijon stervitjen me sukeses ne ekipin KF Shkodra me trajneri Taip Piraniqi dhe te birin Rudi Piraniqi.

Te dy trajneret kishin shprehur bindjen e plote se djali kishte dhunti mjaft te mira sportive. Gjate kesaj kohe ekipet e moshes udhetojne drejt Italise ne nje turne.

Atje disa menaxher cilesor spikasin 4 Femijë nje nder ta ishte Firdeusi. Pasi kthehen ne Shkoder mbas disa muajve vjen oferta nga Italia.

Por nderkaq babait te Firdeusit i cili kishte udhëtuar drejte gjermanise kishte fituar nje kontrate pune dhe mundesia per bashkim familjar ishte i madh. Ndaj u refuzua kerkesa nga menaxheret Italian dhe familja Bracaj bashkohet ne Gjermani.

Talenti i djaloshit nuk do kalonte pa rene ne sy qofte dhe rastesisht.

Ai luante çdo dite ne parku prane shtepise ne fshatin e vogel ku ishin akomoduar perkohesisht. Nje burre i moshuar i kishte kerkuar babit te firdeusit adresen e shtepise dhe te nesermen e asaj dite 3 burra kishin trokitur ne deren e tyre.

Ato ishin presidenti, trajneri dhe menaxheri i klubit te futbollit te zones ku ato jetonin. Pas interesit te shprehur per te riun ai nisi stervitjen dhe u federua menjehere duke u bere pjese e ekipit per 4 muaj.

Gjate kesaj kohe ai spikati perkrah bashkemoshatreve por nuk mund ti pergjigjej kerkesave te ekipeve me ne emer pasi ishte ne kushtet e azilantit dhe nen moshe.

Duket se ky ishte nje trampolin suksesi per Firdeusin i cili ne pak muaj nderrron 3 ekipe duke synuar perhere e me lart.

Aktualisht ai eshte pjese e nje ekipi zinxhir te skuadres elite Bajern München ndersa objektivi eshte qe sapo te mbushe 16 vjeç te shkoje ne ekipin e pare.

tv1-channel/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...