Muzetë më të mirë të Shkodrës

Nëse do flasim për historinë, kulturën, vlerat, apo traditat shqiptare, është e pamundur të mos e përmendësh Shkodrën, qytetin 2500 vjeçar i cili lë gjurmë në çdo etapë të historisë së vendit.

 

 

Jo më kot kryeqendra e veriut është dhe kryeqendra e ruajtjes së trashëgimisë së këtyre vlerave dhe këtë na e deshmojnë muzetë apo shtepitë muze. Ja cilët janë më të rëndësishëm:

 

 

1. Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”
Rruga muzeale “Kolë Idromeno” ishte vendi ideal për thesarin e paçmueshëm që na lanë dinastia e Marubëve: 500 mijë negativ, pa folur për dokumente, regjistra, objekte, telegrame, aparate fotografike etj. Mund të themi që ky është institucioni kulturor më i vjetër në vendin tonë me një histori 160 vjeçare.

 

 

Vizitori përhumbet mes imazheve të gjalla të fotove të shkrepura që nga periudha e Perandorisë Osmane, periudha e mbretit Zog dhe deri tek regjimi Komunist. Përditshmëria, zakonet, kultura, veshjet, personalitete që shkruan historinë, vende apo momente të pakthyeshme në historinë tonë janë përcjellë me aq mjeshtëri në objektivet e aparatëve jo vetëm të Pjeter Marubit, por edhe nga pasardhës të tjerë. Për më tepër kliko këtu.

 



2. Muzeu Historik “Oso Kuka”
I vendosur në shtëpinë e heroit Oso Kuka, shtëpi karakteristike shkodrane, mund të themi që është një nga muzete me aktivë për thithjen e turistëve, gjithashtu dhe një institucion në shërbim të studentëve apo studiuesve për zhvillime të ndryshme historike. Në këtë muze gjenden pasuri mijëra vjeçare të cilat janë të ndara në sektore arkeologjike, historike dhe etnografike. Lexoni më tepër mbi muzeun duke klikuar këtu.

 

 

 

3. Muzeu i Dëshmisë dhe Kujtesës
Muzeu i krimeve të komunizmit, na mëson për krimet, torturat, përgjimet, vendizolimet dhe çdo pjesë të errët e të hidhur të asaj periudhe. Përkujton viktimat që vuajten dënimin në burgjet gjatë regjimit komunist; intelektualët dhe klerikët bënë historinë kryesore në ambjentet e këtij ish-burgu.

 

 

Arkitekti i këtij muzeu është kujdesur që të ruajë shumë pjesë të pa prekura dhe aty ku është ndërhyrë, të ruajë origjinalitetin. Korridoret e ngushta, birucat, prangat litaret, dokumentet, shkrimet në mure nga vetë të burgosurit të bëjnë të imagjinosh vuajtjet dhe torturat e atij burgu dhe funksionimin e regjimit komunist.

 

 

 

4. Shtëpia Muze e Ndre Mjedës
Në një fshat të vogël Kukël midis Shkodrës dhe Lezhës ka derdhur vargjet e tij poeti i madh i Rilindjes Shqiptare Ndre Mjeda. Përveçse poet njihet dhe si studiues, filozof e klerik. dhe këtë e kupton menjëherë gjatë vizitës në shtëpinë e tij. Brenda gjendet tavolina e punes dhe pena e shkrimit, e menjehere te vijne ndermend vargjet e “Kenga e Bilbilit”, “Andrra e jetes” “ Gjuha Shqipe” etj. 

 

 

 

5. Muzeu i Kalasë “Rozafa”
Krenare dhe kryelarte sapo hyn në Shkodër, Rozafa flijuese, përveç legjendës joshëse për vizitorët mban edhe muzeun historik ku mund të njiheni me dëshmi banimi në periudha të ndryshme historike të qytetit të Shkodrës.

 

 

Me anë të dokumenteve dhe objekteve të ekspozuara kalaja rrëfen rrjedhën e historisë të lidhur ngushtë me qytetin. Impresionuese është një basoreliev i artistit Skënder Kraja ku paraqitet legjenda e themelimit të kalasë, që është njëherësh një nga objektet më të fotografuara në muze.

 

 

 

6. Muzeu Dioqezian
Një muze kushtuar historisë së katolicizmit por jo vetëm. Vitet e errëta të komunizmit dhe përndjekjes së egër janë pasqyruar në imazhe, gdhendje, statuja apo objekte,

 

 

duke fiksuar rrjedhën e pakthyeshme të kohës. Perveç objekteve si këmbana, veshje e dokumente, hapesirë e veçantë u kushtohet 38 martirëve shqiptarë të cilët u shpallën të lumë nga Papa Françesku, duke plotësuar atë pjesë të munguar të historisë.

 

Nga: Albana Kraja

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...