“Gjama Burrash, Para Krishtit, Para Muhamedit… Janë Shqipot, Ende Sot”

Gjama Burrash
Gjama Burrash
Para Homerike,
Para Romake,
Para Krishtit,
Para Muhamedit…
Jane Shqipot,
Ende sot.

 

 

Gjatë një ditë festimesh, organizuar në fshatin Pult të Dukagjinit, rreth 45 kilometër nga qyteti i Shkodrës, banorët organizuan edhe “gjamën e burrave”, një rrit ky tradicional,

 

 

me të cilin nderoheshin të vdekurit në fshatrat e besimit katolik si në Dukagjin, Nikaj-Mërtur, Pult, Shalë, Shosh, Nën-Mavriq, etj. “Gjama e burrave ” shprehte keqardhjen dhe nderimin e vëllazërisë, shoqërisë, e miqësisë për të vdekurin.

 

 

Në një ceremoni vdekje numri i gjamave varionte sipas statusit të personit apo rrethanave tragjike të vdekjes, por nuk mund të kishte më pak se 2 gjama për çdo mashkull të vdekur.

 

 

“Gjama e burrave” në fjalorin e shqipes shpjegohet nën termin “gjëmë”, term i cili sot ka marrë kuptim disi më të gjerë, por në themel do të thotë pikërisht “vajtim burrash”.

 

 

“Gjama e burrave” është një ritual i trashëguar nga besimet pagane. Gjatë periudhës së komunizmit, gjama e burrave ishte e ndaluar, ndërsa vitet e fundit ajo është shfaqur në disa vdekje të veçanta si dhe ne raste ceremoniale, si pasqyrim i traditës së banorëve të fshatrave të Dukagjinit.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...