Pas vendimit të opozitës për të djegur mandatet parlamentare ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Rama ka injoruar krizën politike të krijuar duke e krahasur me një ndeshje futbolli.

“Ky Juventusi s’durohet më!Të anullohet kampionati. Kush është mbrapa të djegë fanellat e iki nga fusha.Kjo skuadër e poshtër të heqë dorë nga avantazhi,

të mos e bëjë më vetë formacionin dhe të fillojë ndeshjet nga e para!Ndryshe s’ka më futboll, po vetëm e ka kush e ka rrugëve.”- shkruan Rama.

PUBLICITET