Një raport i ri nga “BabyCenter” ka treguar emrat për djem dhe vajza që po fitojnë një popullaritet gjithnjë e në rritje.

Trend i ri sa u përket emrave janë ata të fëmijëve të vegjël të familjes Kardashian, si Stormi, True, Dream dhe Chicago.

Gjithashtu po popullarizohen emrat e shkurtër me një rrokje si Nova, Zayn, Ella, Yara, dhe Opal.

Për djemtë duket se emrat më popullorë aktualisht mbeten Liam, Noah,William, James, Logan, Benjamin, Mason, Elijah, Oliver, dhe Jacob.

Ndërsa për vajzat preferohen emrat: Emma, Olivia, Ava, Isabella, Sophia, Mia, Charlotte, Amelia, Evelyn dhe Abigail.

Kurse në vendin tonë, sipas Instat, më të preferuarit janë Amelia, Ajla, Aria, Amelja, Leandra, Ambra, Klea, Melisa, Amaris dhe Reina.

Ndërsa për djem shqiptarët kanë zgjedhur kryesisht emrat: Noel, Aron, Joel, Roan, Amar, Mateo, Alteo, Roel, Luis dhe Dion.