Gjurmë Shqiptare: Viti i përgjakshëm 1914 (video)

Kjo është harta që tregon një pjesë të vendbanimeve të djegura nga trupat andarte greke në vitin 1914 në jug dhe juglindje të Shqipërisë.

Disa prej fshatrave u zhduken krejtësisht , ndërsa trupat e njerëzve të pafajshëm, në shumicë nuk u gjeten kurrë. Edhe sot statistikat e sakta mungojnë, por faktet e asaj periudhe jo…

“Këtu i sillnin mos t’i shihte njeri andeja, fshehurazi, bënin masakrën e tyre këtu, i therrnin”, thotë Kozma Shumeli, banor.

“Egërsirat pra i mblodhën të gjithë foshnjat dhe i shpunë në një shtëpi ku kish një pus dhe atje i merrnin foshnjat një nga një dhe u prisnin kokat dhe i hidhnin në pus. Shuma e foshnjave që therën qe 27”, shkruante Papa Kosta Tomori (Peshtan) .

“Ndërsa ata që gjenin nëpër shtëpia i morën i masakruan dhe ja këtu është një pus i vjetër, ky pusi këtu para meje, këtu kanë hedhur fëmijë dhe gra të moshuara, mbytur përsëgjalli, janë bërë masakra të papara në atë kohë”, thotë një banor .

Dokumentet flasin për disa mijëra civilë të masakruar. Sipas të dhënave nga 190 deri në 250 vendbanime në jug dhe juglindje të vendit u dogjën.

Rreth 100 mijë banorë të larguar nga zonat e sulmuara u strehuan në ullishtet e Vlorës. Të dhënat janë sjelle jo vetëm nga autorë shqiptarë , por edhe të huaj, e padyshim dëshmitarët e drejtepërdrejtë të vitit të përgjakshëm 1914.

Dokumente, dëshmi, rrëfime rrënqethëse…. Si u vranë burra, gra e foshnje disamuajshe në zona të tëra të Shqipërisë? Cilat janë të vërtetat e fshehura të kësaj periudhe?

Tragjeditë dhe historitë njerëzore, masakrat më të dhimbshme, spastrimi etnik…. Përse gjithçka mbulohet? Sot në mbrëmje në 20:10 vjen një dokumentar që zbulon vitin e errët e të kobshëm 1914…

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...