Basha: Propozoj të djegim mandatet parlamentare

“Kam vendosur t’i propozoj grupit parlamentar dhe forumeve me te larta politike djegien e mandateve të deputeteve tanë!”.

Kështu deklaroi Lulzim Basha në një konferencë për shtyp nga selia e PD-së. Sipas tij misioni që opozita ka nisur nuk do të ndalet, deri në çlirimin e Shqipërisë.

Ai tha se janë ndjekur të gjitha rrugët për të denoncuar vjedhjen e votës por përballë nuk është një qeveri që dëgjon, por një qeveri e dalë nga lekët e drogës.

“Mesazhi juaj ishte i qartë, kështu nuk vazhdohet më. Kupa është mbushur dhe është derdhur. Koha e fjalëve ka mbaruar dhe ne nuk do të vazhdojmë të jemi fasadë e një Parlamenti të dalë nga krimi i organizuar”, tha Basha.

Kryedemokrati theksoi se protesta ishte qytetare dhe e vendosur, por qeveria u përgjigj me dhunë.

“Ju erdhët të vendosur dhe me qytetari, por qeveria iu përgjigj juve dhe luleve e civilizimit tuaj me gaz lotsjellës dhe dhunë. Ai mohoi të drejtat e protestuesve, dhuna kundër qytetarëve protestues provon degradimin e këtij shtetit të kalbur dhe inkriminim e policisë në mbrojtje të një klase të korruptuar politikanësh.

Jam i bindur se siç e treguat dje dhe do ta tregoni çdo ditë në vazhdimësi, asnjë popull që kërkon të drejtat e tij nuk mund të shtypet në këtë mënyrë”, tha Basha

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...