SHKODRËS I SHTOHEN DY KËNDE LOJRASH

Qytetit të Shkodrës i shtohen 2 kënde lojrash dhe së shpejti, edhe një i tretë. Bashkia e Shkodrës ka në fokus krijimin e hapësirave të reja për argëtimin e fëmijëve.

Përveç këndit të ri të lorjave në qendër të qytetit tek Shatërvani, ka përfunduar edhe këndi i ri i lojrave tek lulishta “Isa Boletini”.

Një tjetër do të ndërtohet tek lulishta e Universitetit, siç njihet në Shkodër, si pjesë integrale e rikualifikimit të gjithë zonës atje.

Po ashtu, edhe në lagjen Xhabije, pas rikualifikimit që po realizohet, fëmijët do të kenë këndin e tyre të lojrave. Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi, i konsideron shumë të rëndësishme investimet për këndet e lojrave sepse janë një investim direkt për të ardhmen tonë.

Fëmijët dhe argëtimi i tyre ka qenë dhe do të jetë prioritet i Bashkisë së Shkodrës edhe në vitet në vijim. Në çdo punë publike, aty ku hapësira do ta mundësojë, këndet e lojrave për fëmijët do të jenë përparësi për t’i ndërtuar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...