PROTESTA, AMULI: NGA SHKODRA MBI 4 MIJË PERSONA

Mbi 4 mijë protestues janë nisur nga Shkodra drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestë.

Anëtarë të PD Shkodër por edhe qytetarë të shumtë u nisën në mënyrë të organizuar me autobusë dhe mjete private drejt kryeqytetit.

Sëbashku me ta nga Shkodra është nisur edhe deputeti Demokrat Flamur Noka.

Për mediat Noka u shpreh se sot është dita e qytetarëve dhe Shkodra e tregoi veten me një pjesmarrje masive

Ndërsa Kreu i Partisë Demokratike Dega Shkodër Xhevdet Amuli deklaroi se vetëm nga Shkodra dhe rrethinat e saj janë mbi 4 mijë protestues.

Amuli tregoi vendosmërinë për ti shkuar deri në fund largimit të kësaj qeverie të lidhur me krimin

Ndërkohë në Kryebushat pati tensione mes protestuesve që po niseshin drejt Tiranës dhe policisë. Kjo e fundit ka ndaluar automjetet dhe autobuset dhe ka bërë kontrolle

Pasagjerët pretenduan se se po u bëhet presion vetëm për tu marrë emrat shënim

Në postbllokun ku policia po zhvillonte kontrollet është ndalur deputetit Flamur Noka i cili u përshëndet me punonjësit e policisë. Megjithatë situata shkoi pa incidente

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...