Gëzuar 100 vjetorin Vllazni!

Sot të gjithë shkodranët, por edhe më gjerë krenohen. Shoqnia “Vllaznia” feston 100 vjetorin e krijimit të saj. 75 themeluesit e saj ndoshta në atë moment nuk e kuptonin rëndësinë e asaj çfarë krijuan, por në këto 100 vite

ky emër është bërë një faktor shumë i rëndësishëm i shkodranëve dhe jo vetëm i sportdashësve por i gjithë banorëve të këtij qyteti.

Të gjithë krenohen me këtë emër, paçka se ky 100 vjetor e gjen sportin më popullor në momente të vështira, e po ashtu edhe basketbollin por me shpresë se gjërat do ndryshojnë.

Por gjithsesi boksi është gjithmonë aty kampion, atletika po ashtu, çiklizmi, xhudoja e gjimnastika janë në rrugën e duhur të sukseseve e po ashtu edhe volejbolli.

Shkodra nuk mundet dot të qëndrojë pa e thënë fjalën e saj ashtu si duhet në sportin shqiptar, sepse i takon. Si më “e moçmja” në këtë vend, fjala e saj duhet dëgjuar.

Shpeshherë kanë thënë se pa Vllazni, nuk ka kombëtare, nuk ka kampionat dhe ky është realiteti i asaj çfarë ka prodhuar ky emër në vite. Ky qytet ka nxjerrë shumë emra të mëdhenj, shumë kampionë e rekordmenë.

Do të vazhdojë të nxjerrë sepse “e ka në gjak” sportin. Prandaj dhe sot është koha të festojmë. Të gëzohemi të gjithë për 100 vjetorin e klubit të parë në

Shqipëri. Shkodranëve nuk u mbetet gjë tjetër veçse të thonë:
Përjetë me ty Vllazni!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...