“Mjekët më quajtën çnjerëzore se nuk abortova binjakët

Një grua ka deklaruar se mjekët e quajtën “çnjerëzore” pasi nuk abortoi binjakët e saj kur i plasën ujërat në javën e 16-të të shtatzënisë.

Hannah Morris, 27 vjeçe u trondit kur humbi lëngun amniotik, të quajtur ndryshe plasje e placentës.

Ajo deklaroi se infeksioni E.Coli, të cilin nuk ia trajtoi gjinekologia mund të ketë shkaktuar plasjen e ujërave para kohe. Nëna e tre fëmijëve refuzoi të ndiqte këshillën e mjekëve për të abortuar fëmijët e saj, edhe pse i thanë se mund të vdi.snin ose të lindnin me aftësi të kufizuara.

Në pjesën tjetër të shtatzënisë, Hannah piu tetë litra ujë në ditë dhe mbajti regjim shtrati për të shmangur humbjen e ndonjë lëngu tjetër.

Kur u bë 34 javëshe, ajo lindi lindi George dhe Alfie King nëpërmjet ndërhyrjes kiru.rgjikale dhe të dy janë tani të shëndetshëm.

“Shumë mjekë nuk e dinin se çfarë të bënin me mua. Bëra 1 milionë pyetje të tipit – A mund të mbijetojnë foshnjat? Ata thanë se me 100% mundësi foshnjat mund të mos mbijetonin dhe unë duhet të merrja ilaçe për të hyrë në sallën e lindjes.

Zgjedhja për të vazhduar shtatzëninë ishte jashtëzakonisht çnjerëzore dhe ishte gjëja më e keqe që mund të bëja, sepse foshnjat e mia me siguri nuk do jetonin.

Ata thane se unë po i shkaktoja shumë dhim.bje fëmijëve duke vazhduar me shtatzëninë”, tha Hannah.

Tani djemtë e saj janë të shëndetshëm si gjithë fëmijët e tjerë dhe gjatë këtyre dy viteve nuk kanë patur shqetësime serioze shëndetësore.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...