Policia i jep leje PD për protestë vetëm para Kryeministrisë, jo në dy anët e saj

Policia e Shtetit ka njoftuar Partinë Demokratike se nuk do të lejojë që protesta të zhvillohet edhe te lulishtja te “Piramida” dhe rruga “Ismail Qemali”, në dy rrugicat që rrethojnë godinën e Kryeministrisë.

Në një letër drejtuar selisë blu, demokratëve u kërkohet që protesta të zhvillohet përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe në sheshin përpara Kryeministrisë, pasi në dy anët e godinës qëndrojnë forcat e policisë për të garantuar sigurinë.

Por, Partia Demokratike ka reaguar menjëherë, duke deklaruar se policia nuk ka asnjë autoritet ligjor për të vendosur vendin e zhvillimit të protestës.

PD, me anë të një deklarate të saj shprehet se “nuk pret leje nga Policia e Shtetit për zhvillimin e tubimit, sepse ajo është një e drejtë kushtetuese e opozitës dhe qytetarëve”.

“Partia Demokratike i kujtojn policisë ligjin, i cili parashikon të njoftojë dhe jo kërkesën për leje”.

Sipas PD-së, Policia e Shtetit po vepron nën urdhrat politikë të Edi Ramës, që i frikësohet bashkimit popullor. Por, PD-ja garanton qytetarët se ka marrë të gjitha masat për sigurinë e protestuesve dhe ushtrimin prej tyre në mënyrë të ligjshme dhe pa asnjë pengesë./TCH

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...