Xhensila Myrtezaj mbetet padyshim një nga këngëtaret më të dashura për publikun, këngët e të cilës kthehen në hite dhe jeta private e saj ka qenë prej vitesh në qendër të vëmendjes së mediave.

Me ardhjen në jetë të ëngjëllit Ajka, Xhensila i është përkushtuar të bijës, megjithatë nga këngëtarja nuk kanë munguar postimet në Instagram.

Në videon e fundit në Instastory, Xhensila tregon në shumë pak sekonda look-un e saj sot dhe me siguri të gjithë që e kanë parë janë habitur.

Këngëtarja shfaqet me flokët e kapura dhe me syze e këto të fundit kanë bërë që Xhensila thuajse të mos njihet.

Kjo është një nga rastet shumë të rralla ku Xhensilën e shohim me syze.

Kujtojmë që këngëtarja do të rikthehet shumë shpejt me një këngë të re që do jetë në bashkëpunim me Pirro Çakon.