Nga Frederik Ndoci

Kam do’ vite, që Shën Valentini
Më shfaqet në gjumë,
Me buzqëshje cinike
Me do vargje poemash të ftohta,
me dokumente e sorollatje,

Me biseda telefonash me video,
me foto zemrash në media,
larg puthjeve të sinqerta bashkë me shtrëngime duersh.

Më duket anti Shën Valentin
Avokati e oficieri emigracionit
në zyrat e tyne
mbush në dosje,
pa parfum!

Trëndafila mbetun pa u ble prej meje,
Por zambake lilak vorresh për stoli kronikash të zeza grave
të ndëshkueme me plumb.

Jo Shën Valentini nuk asht për trojet e mia,
ku má vler ka krimi se dashnia,
Ku dashni asht vrasja e lot ndër sy te fmija!
Ndërgjegje 0 e minus 0 burrnia!

M’u ngrive në buz Shën Valentin
Kur nana vritet e fmija mbet jetim!
Ku feja e vrasjes asht unike,
Për nanen që fëmijët ia fike

A ka Shën Lucifer kund për ne?
Se të madh e kisha ble qirin,
Ose me plot goj:-
Mos paç Shën Valentin, oh shqipnia etnike.

PUBLICITET