Institucionet, ndërhyrje “estetike” shqiponjës së flamurit

Simboli ynë kombëtar, shqiponja e zezë me sfondin me ngjyrë të kuqe është ndryshuar rrugës derisa mbërriti në faqen kryesore të Kryeministrisë në reliev.

Shqiponja me pendë me reliev me një sfumim të bardhë është vendosur në një sfond të hirtë. Ndërsa në faqet e trupave tona diplomatike, shqiponjës së zezë duket se i ka dalë ngjyra fare, duke e vendosur atë në një sfond të kuq, por me shqiponjën e bardhë, shtuar këtu edhe përkrenaren e Skënderbeut.

Por edhe Presidenca duket se nuk i ka shpëtuar mahnisë për të bërë ndërhyrje estetike te shqiponja. Në imazhin e përdorur, përveç stemës së Republikës përdoret edhe një tjetër logo ku shqiponja duket më e “dobësuar” dhe me krahët më të rëna.

I puetur deputeto Luan Rama, i cili e ka ngritur këtë çështje me shqetësim dhe me studiuesin dhe koleksionistin Artan Lame, që ndajnë mendime tërësisht të kundërta.

Rama e quan lajthitje ligjore, ndërsa Lame thotë se logot mund të personalizohen sipas institucionit, pasi nuk janë simbole kombëtare.

Por, a i njohin qytetarët ndryshimet që kanë bërë institucionet në logot me simbolet tona kombëtare?

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...