VAU-DEJËS: LLESHAJ PREMTON KOMISARIATIN E RI TË POLICISË

Brenda pak kohësh, në Bashkinë Vau Dejës do të ndërtohet Komisariati i ri i Policisë në këtë zonë. Një fakt i tillë u konfirmua gjatë vizitës së Ministrit të Brëndshëm Sandër Lleshaj, i cili u takua mesditen e së Martës me Kryetarin e Bashkisë Vau Dejës Zef Hila.

Në fokus të këtij takimi ka qënë rritja e rolit të Policisë së Shtetit në zonë, si dhe zgjidhja e problematikave të rendit që kanë shqetësuar komunitetin.

Kryebashkiaku Zef Hila ka adresuar tek Ministri Lleshaj, edhe ankesat e banorëve të zonës ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit, ndërkohë që garantoi Ministrin e Brëndshëm se Bashkia Vau Dejës është palë me Policinë e Shtetit, për të zgjidhur të gjitha problemet në shërbim të rendit dhe qetësisë.

Gjatë këtij takimi u vendosën pikat e bashkëpunimit mes institucioneve, Bashkisë Vau Dejës dhe Policisë së Shtetit si partner të përbashkët për ti shërbyer komunitetit të zonës

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...