Historia e dashurisë mes këngëtarit Skerdi Ago dhe gazetares Vesa Rama, i ngjason asaj të Gjikos dhe Elita Rudit.

Nuk e dimë nëse kjo ka lidhje me faktin që të dy këngëtarët janë pjesë e labelit Redbox, por në një intervistë për emisionin Thumb këngëtari i njohur Skerdi Ago ka treguar se gjithçka nisi pasi Vesa i kërkoi një intervistë.

Këngëtari ka treguar se njohja ka filluar në Instagram dhe ka qenë Vesa ajo që i ka shkruajtur për çështje pune.

“Lajm si gjithmonë i kohëve tona është bërë Instagrami. E githa ka nisur në Instagram, kemi folur për një intervistë që do më bënte në portal dhe aty ka nisur”, ka treguar Skerdi.

Ai është pyetur nga gazetarja pse e ka mbajtur kaq diskrete jetën e tij private dhe se si është njohur me Vesën.

“Njerëzit duhet ta kuptojnë, njerëz jemi dhe ne që jemi këngëtarë, edhe ne duam ta kemi një lidhje. Unë githmonë kam dashur atë jetën si çdo njeri. PËr jetën time dua dhe unë ta jetoj tamam.

Ndihem mirë për lidhjen time dhe që jam fejuar. Kemi kohë që njihemi, pak kohë më von se kur kam shkuar në Kosovë jam njohur me Vesen”, ka thënë Skerdi.