Historia e pazakontë/ U martuan 2 javë pasi u takuan dhe u bënë me 3 fëmijë për 9 muaj

Historia e veçantë e këtij çifti po bën xhiron e mediave të huaja. Paddy dhe Rachel kanë qenë nxënës në të njëjtën shkollë në Manchester. Rachel e kishte fiksim Paddyn por kishte turp t’i fliste. Megjithatë ajo i dërgonte letra çdo Shën Valentin.

Në vitin 2015 më në fund Rachel mori guximin dhe i dërgoi një mesazh në Facebook Paddyt. Ai u përgjigj direkt dhe u takuan një javë më vonë.

Pas takimit të tyre ngjarjet rrodhën shumë shpejt sepse vetëm pas dy javëve Rachel dhe Paddy blenë shtëpi dhe u martuan.

Pas 9 muajve ata u bënë prindër të tre fëmijëve.

“Njerëzit më thonin se ishte shumë shpejt dhe se nuk do zgjaste, por unë isha e sigurt që ne ishim bërë për njëri-tjetrin. Unë besoj tek dashuria me shikim të parë. Unë e doja Paddyn që në shkollë dhe ndihesha njësoj edhe pas shumë vitesh të ndarë.

Nëse e ndjen se diçka është e duhura, duhet ta marrësh. Unë pashë profilin e tij në Facebook pasi komentoi tek një mik i përbashkët, i pashë fotot dhe pata kurajon t’i dërgoja mesazh.

I thashë ‘Nuk ke ndryshuar aspak’. Nuk isha e sigurt që më mbante mend pasi nuk kishim folur. Por ai më ktheu menjëherë përgjigje dhe më tha ‘As ti nuk ke ndryshuar”, tregoi Rachel.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...