Eva Alikaj, një artiste e kompletuar

Buzëqeshja dhe thjeshtësia e karakterizojnë Eva Alikaj, një nga aktoret më të njohura të ekranit shqiptar. Sinqeriteti dhe natyrshmëria e interpretimit, ka krijuar një portret të veçantë të saj në syrin e publikut shqiptar.

Roli i Elsës tek komedia “Pallati 176” është një nga rolet, i cili do mbetet gjatë në kujtesën e shqiptareve, ku nëpërmjet natyrshmërisë së interpretimit, ka krijuar një personazh të dashur për të gjithë ne.

Nëse rikthehemi në kohë, rolin e saj të parë Eva e ka luajtur në filmin “Njeriu i mirë” në vitin 1982, por ajo njihet nga të gjithë për rolin e Elsës.

Fëmijëria

Një fëmijëri “artistike”, kështu mund të përkufizohet fëmijëria e artistes. Eva Alikaj lindi në Tiranë më 25 prill 1961. Kur ishte vetëm 21 vjeç, fitoi Kupën si Aktorja më e mirë e Festivalit V të Filmit Artistik Shqiptar, me filmin “Njeriu i mirë” (1982).

Një vit më pas, u diplomua për aktore në Akademinë e Arteve të Tiranës dhe iu bashkua trupës së Teatrit Kombëtar. Në vitin 1991, Eva u zhvendos për të jetuar në Austri, së bashku me familjen e saj. eva6 Aktualisht, është kthyer në Tiranë për jetuar dhe punuar.

Më 1995 u rikthye përkohësisht në Shqipëri dhe interpretoi rolin e fundit në filmin “Përdh.unuesit”. Në 1993 lind djalin e saj, Xhino, i cili studjon për violinë. Në 2006 shfaqet në një rol të vogël të një filmi austriak, dhe në 2007 kthehet përkohësisht në Tiranë për një muzikal.

Karriera

Eva, në teatër ka një fillim shumë të mirë, me rolin e Xhulietës në tragjedinë “Romeo e Xhulieta” të Shekspirit. Vazhdon të luajë me sukses në filma, me rolin Linda tek “Shirat e vjeshtës” (1984), Etleva tek “Treni niset në shtatë pa pesë” (1988). Role të tjerë janë Ilona në “Botë e padukshme” (1987), Ana në “Jeta në duart e tjetrit” (1990),

Evgjenia në “I paharruari” (1984), Drita në “Vendimi” (1984), Irena në “Hije që mbeten pas” (1985), Edlira në “Stolat në park” (1988). Ajo është bërë popullore për rolin komik të Elsës në komedinë “Pallati 176”.

Nderimet dhe Cmimet

Në moshën 21-vjeçare, u shpall “Aktorja më e mirë” e Festivalit të pestë të Filmit Artistik Shqiptar, në filmin “Njeriu i mirë” (1982). Me rolin e Lindës te “Shirat e vjeshtës” (1984) ajo merr “Medaljonin” e Festivalit VI, për Etlevën te

“Treni niset në shtatë pa pesë” (1988) vlerësohet me Çmimin e Dytë. Në skenën e Teatrit Kombëtar, me muzikalin “Sot në mbrëmje, Lola Blau” G.Kraisler, ku ishte regjisore, aktore, këngëtare, skenografe dhe kostumografe, u vlerësua me Çmimin “KULT 2008”, si aktorja më e mirë e vitit.

Aktuale/Roli në Skenë

“Shtëpia pa dritare” është premiera e një vepre shqiptare që vjen këtë sezon në skenën e Teatrit Kombëtar, e shkruar dhe me regji nga Saimir Gongo. Por sa i takon aktorëve që janë pjesë e kësaj vepre që vjen si komedi në skenën e TK,

janë emra që gjatë kësaj kohe janë prezantuar dhe më parë në skenë me premierat që i takojnë dramaturgjisë së huaj, ku emri i aktores Eva Alikaj përbën një veçanti në vepër. Komedi e Saimir Gongos, “Shtëpia pa dritare” flet për politikanë dhe politika,

për të ardhmen Europiane të atdheut dhe sfidat e mëdha me të cilat duhet të përballemi, luftën për korrupsionin dhe drejtësinë, për informalitetin dhe taksat e pa dhe të paguara, për gjithçka dhe të gjithë.

Filmografia

Muzikal Austrian – Lola Blau (2007) muzikal shfaqur ne Tiranë

Vier Frauen und ein Todesfall, Dalina (2 episode, 2007), – Mundtot , – Schlachtfest

Mord auf Rezept (2006) (TV), Pastruesja (Film Austriak)

Përdh.unuesit, (1995)

Valsi i Titanikut (1990), teater-komedi

Jeta në duart e tjetrit – (1990), Ana

Stolat në park (1988), Edlira

Treni niset më shtatë pa pesë (1988), Etleva

Botë e padukshme (1987), Ilona

Hije që mbeten pas (1985), Irena

Pallati 176 (1985), Elsa

Shirat e vjeshtës (1984), Linda

I paharruari (1984), Evgjenia

Vendimi (1984), Drita

Njeriu i mirë (1982) Vera

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...