Një grua e fortë preferon të qëndrojë beqare, sesa ta humbasë kohën me një idiot…

Të qenit grua sot është një gjë jashtëzakonisht komplekse, pasi konfuzioni i roleve në çift, në familje dhe në shoqëri gjeneron konflikte dhe krijon pengesa si asnjëherë më parë.

Shpesh çmimi për të afirmuar vetë individualitetin është mënjanimi nga dashuria dhe emocioni, ndërkohë që duhet të konsiderohet një pasuri dhe një burim i ri.

Marrëdhëniet janë hapësira në të cilën një grua e gjen veten duke bërë më së shumti zgjedhje dhe duke hequr dorë, kur në të vërtetë takimi me dikë duhet të shndërrohet në një vlerë të shtuar për të dy.

Një grua e fortë nuk ka frikë të kalojë kohë vetëm, sidomos nëse alternativa është të qëndruarit në shoqëri absolutisht të gabuar. Nuk ka nevojë të dalë ose të bëjë jetë mondane që të ndihet e lumtur, e përmbushur ose në paqe.

Të qenit selektivë në atë që bëni dhe me njerëzit me të cilët shoqëroheni, ju ndihmon të praktikoni një formë të vërtetë lirie.

Kur një grua e tillë zgjedh të jetë me dikë, çdo moment bëhet edhe më i çmuar dhe kuptimplotë!

Forca e një gruaje qëndron në aftësinë e saj për të manifestuar feminitetin e saj pa hequr dorë kurrë nga dinjiteti dhe pavarësia.

Të mendosh ose të dëshirosh të jesh një grua e fortë është një gjë shumë e ndryshme sesa të jesh në të vërtetë.

Karakteristikat kryesore të një gruaje të lirë dhe të sigurtë në vetvete:
– Di si të qëndrojë e hapur ndaj takimeve të reja duke qenë e lumtur edhe në “terezinë” e saj.

– Di se si t’ua kushtojë kohën dhe energjinë njerëzve që i vlerëson në të vërtetë, që e vlerësojnë atë dhe që dinë t’ia kthejnë këtë dashuri.

– Di se të qenit beqare nuk do të thotë të jesh “e vetme”

– Nuk e humbet kohën me njerëzit e gabuar kur ata i shfaqen ashtu siç janë në të vërtetë.

– Është e vetëdijshme sesi janë njerëzit në të vërtetë dhe e kupton kur dikush nuk është i sinqertë apo dëshiron ta mashtrojë.

– E di se çfarë do të thotë respekti, ndershmëria dhe mirësia, duke vënë fjalë në praktikë veprimet e jo vetëm qëllimet

– Di të thotë mjaft kur një marrëdhënie bëhet toksike. Pritja derisa situata ose partneri të ndryshojë shërben vetëm për të shtyrë të pashmangshmen, duke vonuar lumturinë e të dyve.

– E di se të qendruarit vetëm është shumë më e shëndetshme për të sesa se të jetë pjesë e një marrëdhënie toksike

– Ka guximin të ndjekë ëndrrat e saj

– E di se është e rëndësishme të jetë në jetë personi që ajo dëshiron, jo ajo që të tjerët dëshirojnë

– E di se jeta nuk duhet humbur dhe nuk lejon që dikush tjetër të marrë kontrollin mbi jetën e saj.

Mos harroni: nuk ka asgjë të keqe në ndjekjen e ëndrrave tuaja dhe gjithmonë jini vetvetja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...