Historia e jetimit që kujdesej për plakun: Të bësh mirë për të tjerët, të kthehet PATJETER një ditë!

Ishte një plak i cili u shtrua në një spital…

Një djalë i ri shkonte çdo ditë për ta vizituar, dhe ulej me të për më shumë se një orë.

Ai do ta ndihmonte të hante ushqimin e tij dhe do të sigurohej që ai të lahej.

Më pas, ai do ta çonte atë në kopshtin e spitalit.

Pas kësaj, ai do ta çonte atë në dhomën e tij dhe do ta ndihmonte të shtrihej.

Ai do të largohej pasi të ishte komplet i sigurtë se plaku do të ishte mirë.

Një ditë, infermierja hyri në dhomën e tij, për t’i dhënë atij ilaçin dhe për të kontrolluar gjendjen e tij, dhe i tha:

“Zoti e bekoftë djalin tënd të dashur. Çdo ditë ai ju viziton dhe tregon kujdes të madh për ju. “

Plaku i vjetër e shikoi dhe pasi i mbylli sytë tha:

“Sa do të doja që ai të ishte një nga fëmijët e mi. Ai është një jetim nga lagja ku jetojmë. E takova një ditë në të kaluarën, duke qarë nërrugë, pasi babai i tij vdiq.

E ngushëllova dhe i bleva disa karamele për të vënë një buzëqeshje në fytyrën e tij.

Unë nuk e pashë më atë dhe as nuk biseduam pas kësaj për një kohë shumë të gjatë.

Kur ai u rrit erdhi për të parë ku unë dhe gruaja ime jetonim.

Ai do të na vizitonte çdo ditë për t’u njohur me problemet tona.

Kur më vonë u së.mura, ai e mori gruan time të moshuar në shtëpinë e tij.

Ai tani vjen në spital për të parë trajtimin tim çdo ditë.

Një ditë unë e pyeta:
“Djali im, pse duhet të merresh me ne dhe të kujdesemi për ne kaq shumë?”

Ai thjesht buzëqeshi dhe tha:
“SHIJA E KARAMELEVE TË TUA ËSHTË ENDE NË GOJËN TIME.”

Morali:
Një vepër e bukur do të korret një ditë nga ata që e mbollën atë, pa marrë parasysh sa kohëdo të duhet.

Pa marrë parasysh se sa shumë media i mëshon faktit se bota po bëhet e keqe rreth, do të ketë gjithmonë më shumë njerëz të mirë sesa të këqinj.

Prandaj kurrë mos e humbni shpresën për të qenë një njeri i mirë dhe për të bërë vepra të mira për të tjerët.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...