Duke nisur që nga dita e sotme temeperaturat në të gjithë vendin do të ulen dhe reshjet e shiut do të jenë të pranishme në gjithë vendin.

Ndërsa ditën e nesërme do të nisin reshjet e dëborës dhe temperaturat do të ulen edhe më shumë.

Sipas meterologëve temperaturat më të ulta këtë javë do të shënohen ditën e të dashuruarëve. Minimumi i temperaturave në datën 14 shkurt do të jetë -9°C.

Mesa duket këto ditë duhet ta harrojmë diellin e javës së kaluar sepse reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë të pranishme në gjithë vendin.