Vllaznia fiton thellë ndaj Shënkollit dhe shkon sërish +7 me Erzenin

Vllaznia ben detyren, mund 3-0 Shenkollin dhe shkeputet serish ne shtate pike nga Erzeni i vendit te dyte.

Takimi nuk ka rezultuar i veshtire per shkodranet te cilet e kane zgjidhur lehte fatin e tij duke mos hasur ne ndonje rezistence te madhe te kundershtarit.

Rezultati eshte zhbllokuar ne minuten e 23-te me ane te Gocajt qe ka shenuar nje gol shume te bukur pas nje gjuajtje me te djathten e tij ne hyrje te zones.

Pjesa e pare do te mbyllej me rezultatin 1-0. E dyta nis me gol. Qe ne minuten e 47-te Junior do te dergonte serish topin ne rrjeten e portes mike.

Ne minuten e 64-te nderkohe do te vinte goli i trete qe ka per autor Maloten. Ai ka goditur me koke nje top te krosuar nga nje goditje denimi dhe e dergon ne rrjete.

Pas ketij goli ritmi i lojes bie dhe dy skuadrat duket se pajtohen me rezultatin. Perfundimisht 3-0 per Vllaznine qe shkon serish ne +7 nga ndjekesi me i afert, Erzeni.

/Gazeta Shkodra Sport Online/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...