U detyrova ti lë fëmijët e mi vetëm, por sot jam më e lumtur se kurrë…

U detyrova ti lë fëmijët vetëm për 2 vjet.

Ika të rregulloja letrat dhe tani kam marr edhe fëmijët e mi me vete. Ndoshta shumë prej jush nuk do ta besojnë historinë time, pork am kaq shumë nevojë të shprehem diku për jetën time, pasi njeriu lodhet dhe nuk di më ku të mbështetet.

Sot jetojmë në një botë ku njeriu nuk njeh më njeriun, ku respekti është kthyer në urrejtje, ku njerëzit nuk respektojnë më familjet e tyre, por ka një zot dhe është Ai që nuk na braktisë kurrë.

Kam pasur 15 vjet një martesë të dështuar, tani jam ndarë nga burri. Kam dy fëmijë, ndërsa ish-bashkëshortit tim nuk i intereson nëse hanë, nëse pijnë apo a janë të veshur, nëse shkollohen apo nëse janë në të ngrohtë.

Një baba që nuk i interesojnë ata dy ëngjëj, që kanë aq shumë nevojë për babain e tyre, nuk e meriton as emrin baba. Fëmijët pyesin vazhdimisht për të dhe më thonë me lot në sy, mami pse kemi këtë fat dhe kemi një baba që na vjen turp ti themi baba.

Pas divorcit u gjenda ngushtë, nga varfëria dhe moskamjafillova të ikja në emigrim, duke lënë fëmijët e mi tek prindërit e mi. kjo gjendje më rëndënto edhe mua. Nuk mund të rrija dot larg fëmijëve të mi, kështu që I premtova vetes që do bëja c’të ishte e mundur që të merrja edhe ata me vete.

Fatmirësisht u njoha më një njeri që do të më ndihmonte me dokumentat, dhe kështu mund të merrja fëmijët e mi me vete. Kam tre vjet që jetoj në Gjermani bashkë me fëmijët e mi dhe që të tre jemi shumë të lumtur me njëri-tjetrin.

Gjithsesi nuk është e lehtë të jesh nënë e dy çunave, kanë edhe ata kërkesat e tyre dhe më duhet të punoj shumë që tja dalë mbanë dhe të plotësojë nevojat e tyre.

Sot kur e mendoj sa kam vuajtur me një njeri që nuk më vlerësonte, që më keqtrajtonte dhe një njeri që nuk do as gjakun e vet, fëmijët e tij, jam e lumtur që po ja dal e vetme të rrisë dhe të ushqej ata që janë forca ime më e madhe.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...