Gjithçka në jetë është perceptim. Ndaj mënyra se si ne të gjithë e përceptojmë ngjitjen në maja është krejt e ndryshme. Për disa, të ngjisësh majat është të kesh suksesin maksimal në karrierë, për të tjerë është një

familja e shëndetshme por ka edhe nga ata që e gjejnë “majën” tek të qenurit mirë me veten pa u bërë shumë sqimatarë lidhur me arritjet. Sot, në mënyrë që të biem të gjithë në një mendje,

nuk do të flasim për arritjet e majave në asnjë nga fushat e lartpërmendura por do të përqëndrohemi në kuptimin e parë të fjalës: të ngjisësh majat e maleve.

Sigurisht që ka persona të cilët i kanë dedikuar jetën ngjites së majave të maleve. Këta janë alpinistët që për hir të së vërtetës nuk janë të shumta në numër në Shqipëri ndaj bëjmë mirë që t’i çmojmë ata që kemi.

Por, duke qenë se ngjitja e maleve është terapi më vete, edhe disa personazhe të tjerë shqiptarët të cilët nuk e kanë aplinizmin profesion të parë, kanë vendosur të lejkalojnë limitet e tyre duke ngjitur disa nga majat më të larta në botë.

Këta personazhe, me të cilët ju do të njiheni më poshtë, kanë ndjekur parimin e filozofit të lashtë romak Seneca i cili mendonte se në mënyrë që të jemi vërtetë të lumtur duhet të jetojmë në të tashmen dhe të jemi të pranishëm aty. S

hpesh mendojmë aq shumë për çfarë na ka ndodhur dje e çfarë do të bëjmë për një të nesërme më të mirë sa e humbim të tashmen. Rrethuar vetëm nga gjelbërimi, malet dhe ajri i pastër, është e pamundur ta evitosh të tashmen dhe kjo është dhurata më e bukur e ngjitjes së malit.

Alpinizmi gjithashtu na njeh me të gjithë shqisat tona. Në rutinën e ngarkuar shpesh jemi të detyruar të mos dëgjojmë, flasim apo shikojmë çdo gjë. Ndërkohë kur je vetëm ti dhe natyra shqisat mund t’i përdorni në gjithë funksionin e tyre.

Detaji më interesant në këtë aktivitet është hapësira fizike që ke në natyrë, natyrisht, por edhe më e rëndësishme është distanca emocionale dhe mendore e nevojshme që krijon duke ngjitur malin për të lënë mënjanë presionet e balancimit të punës, marrëdhënieve, miqësisë, financave dhe shëndetit.

Presidenti Ilir Meta

Pasioni i Ilir Metës, me sa duket, është aventura e ngjitjes sa më lart në male. Presidenti pasi ka arritur në majën më të lartë, por edhe më të vështirë e të rrezikshme të Alpeve, ka lënë në gushtin që lamë pas edhe këtë postim në Facebook për të frymëzuar ndjekësit e tij të bëjnë njësoj.

“Ju përshëndes nga E Bukura e Qiellit nga Maja e Jezercës 2696 m mbi nivelin e detit. Pas një ngjitje malore prej 17 km nga lugina e Valbonës arritëm te kryemaja e Alpeve tona,

maja e Jezercës atje ku ke çdo majë në pëllëmbë të dorës e sidomos 3 luginat me përrallore të Valbonës, Gucisë e Thethit. Nuk ka regjisor, kameraman e fotograf që mund ta pasqyrojë të plotë e reale këtë mrekulli. Sepse maja e Jezercës është E Bukura e Qiellit!“,- ka përfunduar ai.

Maja e Jezervës nuk është e vetmja e ngjitur nga presidenti Meta, por ajo ka qenë më e larta ndërkohë që edhe familjarisht me Monikën dhe tre fëmijët e tyre, familja presidenciale ngjitën majën e Tomorrit.

Beti Njuma

Gazetarja e njohur Beti Njuma e ka zbuluar këtë pasion të sajin për publikun disa vite më parë. Duket se ajo është mjaft e apasionuar pas hiking (ngjitje në mal), dhe një vit më parë ka ngjitur majën e Olimpit në Greqi. Shpeshherë ajo poston foto të ndryshme në rrjetet sociale,

ku duket se është duke u ngjitur në majat e maleve. Beti ka qenë në Malin e Korabit, në Gjinkar Përmet, në majën e Olimpit dhe me siguri po planifikon të tjera ekspedita në mal.

Tashmë e dini se Beti Njuma është Drejtoresha e Informacionit në televizionin “Ora News” ndaj arritje të reja në karrierë duhet të shoqërohen me patjetër me arritje të reja edhe në alpinizëm. Për pasionantët e kësaj fushe, kështu funksionon, ata janë gjithnjë në sfidë me veten.

Saimir Tahiri

Por pasi la detyrën e ministrit të Brendshëm, në të cilën qëndroi për 4 vite, Tahiri nisi të shijojë jetën si njeri i natyrës dhe i maleve. Së fundmi ish-ministri u pa në Përmet ku qëndroi për një natë e më pas është ngjitur drejt malit përpjetë. Ai ka shkuar në malin e Kendrevicës dhe ka arritur të ngjitet deri në majë, në lartësinë 2122 metra, pranë staneve me çobenj.

Gjergj Bojaxhi

Aktivisti Gjergj Bojaxhi është ndër të paktët shqiptarë që ka arritur të ngjisë majën më të lartë në botë, atë të Everestit. Ka mjaft vështirësi në rrugën e ngjitjes së këtij mali, për shkak të kushteve ekstreme atmosferike: me erëra të fuqishme dhe temperatura deri në minus

40 gradë celsius, e sidomos rrallim të oksigjenit për shkak të lartësisë së madhe (në tetëmijë metra lartësi ajri në atmosferë përmban një të tretën e oksigjenit që gjendet në nivelin e detit).

“Nuk kam menduar kur preka majen, kam qarë nga gëzimi. Kjo që gjëja e parë që kam bërë. Siç duket stresi i dy muajve, presioni i përgjithshëm, fakti që kishim arritur në majë dhe pavarësisht se kishim besim tek vetja, prapë ishte diçka e pabesueshme, gati sureale.

Kështu që reagimi i parë ka qenë emocional, nuk ka qenë logjik” – është shprehur Gjergj Bojaxhi për gazetën shqiptarja.com rreth këtij rrugëtimi.

Ermal Hasimja

Politologu Ermal Hasimja e ka pasion prej shumë vitesh alpinizmin dhe pasi ngjiti majat kryesore në Shqipëri dhe rajon, një vit më parë ai sfidoi veten për të ngjitur majën e Kilimanxharos. Në intervista televizive ai është shprehur se kjo arritje, në dukje thjesht qejf e pasion në fakt ka vlerë krejt tjetër.

Sipas tij, pasi arrin të ngjisësh një majë të tillë fiton shumë besim tek vetja dhe asgjë tjetër që ndodh në përditshmëri nuk të mërzit më sepse sfida 20-ditore për të ngjitur Kilimanxharon e ka rritur standardin e të bashkëjetuarit me vështirësinë.

Me shumë mundësi Hasimja po përgatietet për Everestin, maja më e dëshiruar për tu ngjitur nga ata që e kanë kaq pasion këtë fushë.

Pas gjithë këtyre historive frymëzuese ende nuk jeni ngirut për t’ja nisur një rrugëtimi të ngjashëm? Mos rrini ta mendoni dy herë, të gjitha duken të pamundura në fillim por pasi sfidon veten kupton se sa shumë ia vlen t’ja nisësh sa më shpejtë.

Nëse ende nuk iu është mbushur mendja, ndiqni personazhet e mësipërm në Facebook dhe merrni pak adrenalinë nga eksperiencat që ata shpesh ndajnë nga ngjitjet e maleve. Do të habiteni se sa qejf do të keni dhe ju të bëni njësoj si ata.