Në një botë të mbushur me zgjidhje të shpejta, kënaqësi të menjëhershme dhe profile në rrjetet sociale, është e vështirë të ndërtosh dhe të mbash një miqësi që zgjat.

Dhe ndërkohë që ne mund të duam të paraqesim një pjesë të veçantë të vetes sonë online, e vërteta është se kemi nevojë për miq që na duan edhe në mes të rrëmujës.

Por në të njëjtën kohë edhe ne duhet të jemi miq të tillë. Sekreti për të tilla miqësi është shumë i thjeshtë: duhet të jesh aty për mikun tënd.

Kjo është ajo që e ka mbajtur gjallë miqësinë e Phyllis Hines dhe Barbara Noone. Sipas “Newsner.com”, dy miket kanë festuar ditëlindjet e 95-ta ..dhe i kanë festuar bashkë për 8 dekada me rradhë me verë të mirë dhe shumë të qeshura.

Po, po e lexoni mirë!

Phyllis dhe Barbara u takuan për herë të parë kur ishin në klasën e 7-të, e siç mund të imagjinohet për dy 95-vjeçaret, ka kaluar shumë shumë kohë.

Phyllis shprehet se nuk e mban mend të ketë qënë zënë ndonjëherë me miken e saj, ndërsa Barbara shton: “Ajo më kupton mua, shumicën e kohës”.

Phyllis dhe Barbara kanë mbetur mike të mira pavarësisht vështirësive të jetës. Dy 95 vjeçaret kanë ngritur familje, kanë mbetur të veja, kanë festuar arritje të panumërta dhe janë munduar ta mbajnë lidhjen e veçantë që kanë.

Po ju keni mike të tilla, me të cilat do plakeni së bashku?