Këta janë 10 futbollistët më të paguar,sa fitojnë dhe cili qëndron në krye

E përditshmja franceze “L’Equipe”, ka renditur 10 futbollistët më të paguar, e në krye qëndron ylli i Barcelonës, Lionel Messi i cili fiton plot 8,3 milionë euro. Argjentinasi qëndron para Cristiano Ronaldo, Antoine Griezmann e Neymar.

Top 10-tshja përbëhet nga lojtarë të Premier League, La Liga, Serie A dhe Ligue 1, ndërsa Bundesliga nuk përfaqësohet nga asnjë futbollist.

1-Messi, golashënuesi më i mirë në La Liga, është në krye të klasifikimit të futbollistëve më të paguar në botë, me 8,3 milionë euro.

2-Ronaldo, i cili luan për Juventus, është në vend të dytë, me 4,7 milionë euro në muaj, pak më shumë se gjysma se paga e rivalit të tij argjentinas.

3-Lojtari i Atletico Madrid, Antoine Griezmann është i treti, me 3,3 milionë euro, falë marrëveshjes së re që firmosi pas largimit nga Barcelona.

4-Neymar, ndërkohë, është në vend të katërt, me 3,06 milionë euro në muaj,

5- Luiz Suarez, kompleton top 5shen, me 2,9 milionë euro.

6-Futbollisti anglez, Gareth Bale, renditet i gjashti, me 2,5 milionë euro dhe është i vetmi lojtar i Real Madridit në top 10.

7-Në klasifikimin e L’Equipe, Barcelona përfaqësohet me tre lojtarë në top 10, pas Messi dhe Suarez, në vend të 7 renditet Philippe Coutinho, me 2,3 milionë euro.

8-Përfaqësuesi i parë i Premier League është sulmuesi i Manchester United, Alexis Sanchez, në vend të 8, i cili fiton 2,28 milionë euro në muaj në Old Trafford.

9-PSG përfaqësohet sërish në këtë klasifikim me Kylian Mbappe, në vend të 9, me 1,73 milionë euro në muaj.

10-Top 10-tshja mbyllet me një tjetër futbollist që luan në kampionatin anglez, Mesut Ozil, paga e të cilit është 1.6 milionë euro në muaj me Gunners.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...