Greta Koçi tregon incidentet me fansat: Më përndiqnin, vinin te shtëpia

E ftuar në emisionin “Trokit”, këngëtarja Greta Koçi ka kujtuar sot një sërë episodesh të pakëndshme me disa fansa problematikë.

Ajo ka treguar se ka pasur shumë raste me fansa që e kanë tepruar, madje aq sa e kanë ndjekur deri në shkallët e pallatit ku jetonte.

Ndër të tjera ajo përmendi dhe një rast kur një fans e frikësoi aq shumë gjatë një koncerti në Korçë, sa iu desh të merrej në mbrojtje nga policia.

“Ka pasur probleme. Kam pasur njerëz që më kanë përndjekur, njerëz që më vinin poshtë shtëpisë, nga kati i parë ngjiteshin në kat të katërt, ku e kam shtëpinë, më ndiqnin me biçikletë dhe në një periudhë ka qenë shumë stresuese.

E kam treguar historinë me një djalë në Korçë, ku policia më ka shoqëruar deri sa ka mbaruar koncerti im edhe mbasi unë kam lënë Korçën është liruar sepse ishte problematik dhe ne nuk e njihnim si fytyrë”, u shpreh këngëtarja.

Megjithatë Greta thotë se edhe pse ka kaluar kohë edhe sot e kësaj dite ka njerëz të tillë, që e shohin si imazh dhe e kanë të fiksuar në mendjen e tyre.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...