Këngëtarin e zë gjumi në transmetim live, si reaguan moderatorët

Këngëtari i famshëm, Michael Bolton i ka lënë fansat pa fjalë pasi gjatë një interviste live me “The Morning Show” në Australi,

e zuri gjumi. Fituesi i çmimit Grammy dukej se po bënte një sy gjumë ndërsa moderatorët Larry Emdur dhe Kylie Gillies po tentonin të lidheshin me të.

Në video duket qartë që kishte probleme teknike, por reagimi i Bolton ishte sërish i paparë.

“Ne po flasim me të madhin Michael Bolton, i cili do na bashkohet live nga Florida. Mirëmëngjesi dhe mirëserdhe përsëri në emision”, tha Edmur. Ndërsa Gillies u përpoq t’i tërhiqte vëmendjen duke i thënë: “Përshëndetje Michael. Jemi Kylie dhe Larry.”

Bolton hapi sytë dhe u përgjigj: “Po bëhet qetësi” para se të mbyllte përsëri sytë.

Dy moderatorët kur kuptuan atë që ndodhi, ndërprenë lidhjen direkte duke u justifikuar se kishte probleme teknike.

Ndërkohë Bolton ka reaguar në një postim në Twitter, ku shkruan se në të vërtetë kishte probleme teknike.

“Pata marrëveshjen e parë për albumin kur isha 15 vjeç dhe që atëherë nuk më ka zënë gjumi. Seriozisht kishte çështje teknike më transmetimin live dhe ata më kapën në Twitter! Patëm një intervistë të shkëlqyer pasi e rregulluan problemin”.

Por videoja është bërë virale, dhe memet për të kanë pushtuar twitterin. Siç duket njerëzit pak ose aspak e besojnë këngëtarin kur thotë që nuk po flinte.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...