FOTO-LAJM/ Edi Martini- Vioresin Sinani, dy më të mëdhenjtë e Vllaznisë së pas viteve ’90

Historia e Vllaznisë në futboll është shkruar nga shumë emra të talentuar sportistësh të cilët që nga viti 1919 dhe deri më sot,

janë munduar ta lartësojnë këtë emër. Nëse para viteve ’90 ka patur disa të cilët kanë spikatur sipas dekadave, pas viteve ’90 dy janë futbollistët më të spikatur.

Për koinçidencë i kemi në këtë foto sëbashku. Janë Edi Martini dhe Vioresin Sinani, dy më të mëdhenjtë me siguri të Vllaznisë së këtyre 29 viteve dhe këtë mendim besoj se e kanë të gjithë tifozët shkodranë.

Martini është lojtari që vërtetë mund të quhet talent i lindur. Me një karrierë brenda dhe jashtë vendit, ndoshta mund të kishte luajtur edhe pak më shumë por me luhatjet që ka patur e mbylli pak herët me futbollin e luajtur. Ka shënuar shumë gola, madje edhe spektakolarë, ka dhënë shumë asist dhe ka kënaqur tifozët me veprimet spektakolare me topin.

Sinani është golashënuesi më i mirë i këtyre tre dekadave të fundit, por i gjithë historisë së futbollit shkodran dhe atij shqiptar. Ka shënuar 208 gola vetëm në kampionat dhe kjo shifër me siguri vështirë se do të thyhet edhe për vite të tjera. Mbetet simboli i kësaj skuadre.

© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...