PREKAL, 15 FAMILJE IZOLOHEN NGA LUMI

15 familje në fshatin Prekal të njësisë Postribë në Shkodër vazhdojnë të jenë të bllokuara për shkak të shembjes së urës që bën lidhjen me qendrën e këtij fshati.

 


Shëmbja e urës ka penguar qarkullimin e banorëve në këtë zonë për të shkuar në punë apo në shkollë. Marash Pjetraj, kryeplak i fshatit Prekal shprehet se banorët duhet të ecin 1 km e gjysëm në këmbë, përgjatë malit për të gjetur urën më të afërt.

 


Ndërkohë, kryeplaku Pjetraj, thotë se ndërtimi i një ure kalimi është e domosdoshme për banorët e këtij fshati.

 


Banorët si shkak i problemeve ekonomike, e kanë të vështirë të sigurojnë ushqim për të gjithë muajt e dimrit ku janë të izoluar. Gjatë verës, e vetmja rrugë për të kaluar ishte bregu i lumit, por me fryerjen e lumit, një gjë e tillë është e pamundur për ta.

 


Krijimi i një ure, do të mundësonte qarkullimin lirisht të banorëve të zonës. Me kërkesë të kryeplakut të fshatit, është bërë thirrje e vazhdueshme për ndërtimin e urës, por institucionet përgjegjëse nuk i kanë kushtuar rëndësinë e duhur këtij problemi kaq të rëndësishëm.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...