Koncert të dytë në Tiranë, Ermal Meta vjen me një surprizë për fansat shqiptarë

Këngëtari i njohur shqiptar Ermal Meta do të vijë sërish në Tiranë për të dhuruar spektakël në një supershfaqje në Pallatin e Kongreseve.

Kantautori ka publikuar në profilin e tij në “Instagram” një fotografi ku tregon se më 4 mars do të jetë në Shqipëri.

Madje edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zbuluar se Ermali shumë shpejt do të vij në vendin tonë. Ai shkruan se pavarësisht famës ndërkombëtare, Ermali s’e harron kurrë skenën shqiptare.

Por këtë herë ka një surprizë më vete pasi bashkë me Ermalin do të vijnë edhe 4 artistë të talentuar italianë të GnuQuartet.

“Ju kujtohen emocionet e koncertit të Ermal Metës? ?‍♂Talenti shqiptar kthehet përsëri në Tiranën e tij, krahas 23 koncerteve në skenat më të mira në 19 qytete italiane.???

Pavarësisht famës ndërkombëtare, Ermali s’e harron kurrë skenën shqiptare, ku këtë herë do të dhurojë një supershfaqje te Pallati i Kongreseve.? Së bashku me katër artistë të talentuar italianë të GnuQuartet do të sjellin një atmosferë magjike që nuk duhet humbur ?

Kur? Më 4 Mars, ndaj bëj grupin e shihemi atje!”, shkruan Veliaj në postimin e tij në “Instagram”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...