SHKODËR, POLICIA KONTROLLE PËR LIÇENSAT

Një ditë më parë shoferët e taksive të licensuar në qytetin e Shkodrës organizuan një protestë përpara institucionit të Bashkisë , kundër konkurrencës së pandershme që po i bëhet nga taksitë e palicensuara.

Ndërkohë sot situata pranë sheshit të ish-5 Heronjve ishte krejtësisht ndryshe nga ditët e tjera kur taksitë dhe furgonët veprojnë në të zezë. Policia e qarkullimit rrugor bashkë më atë Bashkiake që në orët e para të mëngjesit të sotëm u angazhuan për të monitoruar situatën.

Sipas burimeve nuk është gjobitur apo bllokuar asnjë automjet që vepron në mënyrë të paligshme. Mesa duket prania e policisë që herët në mëngjes ka trembur shoferët e palicensuar të cilët nuk kanë vepruar sot në të zeze

Për shoferët e taskive të licensuara ky veprim është për tu falenderuar, megjithatë ata nuk janë optimist se ky aksion i policisë do të jetë afatgjatë, në të kundër thonë se do të dorëzojnë licensat

Mendohet, se mjete të tjera të palicensuara u marrin punën taksive, duke ofruar tarifa më të ulëta, për shkak se nuk paguajnë taksat.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...