Kur e pyesnin për datëlindjen, ai s’dinte të përgjigjej…

Ai nuk e di datëlindjen e tij. Mohed Altrad ka lindur në një tendë beduine, në mes të shkretëtirës siriane …

Nëna e tij u së.mur rëndë dhe vd.iq në ditën që lindi Mohedi.

Për shkak se nuk ka të dhëna për lindjen e tij, mosha e shkruar e Mohedit është e panjohur. Babai i tij ishte një tiran, dhe e rrahu për vde.kje vëllanë e tij më të madh.

Kështu që, ai u rrit nga gjyshja e tij …

… por ajo refuzoi ta linte të shkonte në shkollë,

… dhe i tha atij se ai duhej të bëhej një bari.

“Unë e refuzova fatin tim”

Duke mos dashur të pranonte këtë fat në jetë, ai sfidoi vullnetin e gjyshes së tij, dhe ecte 10 milje nëpër shkretëtirë çdo ditë,

… nën diellin e zjar.rtë, zbathur, për të shkuar në shkollë.

Nuk u regjistrua në shkollë, gjithçka që mund të bënte ishte të përgjonte në klasa përmes një vrime në mur …

Derisa një mësues e kapi …

… por duke parë kureshtjen e Mohedit, ai e lejoi të ulet në klasën e tij. Pavarësisht se ishte më i varfëri në klasën e tij, Mohed provoi të ishte një student i shkëlqyer.

Xhelozë për suksesin e tij, shokët e klasës e çuan atë në shkretëtirë dhe e groposën në një vrimë …

Ata e futën atë me kokë poshtë dhe ikën.Mohed u arratis, por premtoi se kurrë nuk do të lejonte të nëpërkëmbej…

“Ambicia ime e vetme ishte të mos pranoja fatin tim të parë.”

Disiplina dhe fokusi i tij i dhanë atij një bursë për të studiuar jashtë vendit. Pas anjë kacidhe dhe i vetëm, ai mbërriti në Francë në kohën kurkishin shpërthyer anëkënd ndjenjat anti-arabe në 1969. Ai nuk fliste fare frëngjisht …

… dhe mezi kuptonte atë që thoshin profesorët e tij. Ai punoi në vreshta, duke mbledhur rrush për 15 dollarë në ditë, për të rehatuar veten në kolegj. Por erdhi koha për t’u shpërblyer sakrificat e tij…

Duke provuar fatin, ai bleu një kompani skelash që ishte në prag të falimentimit. Por ai, kuptoi që kishte potencial mahnitës …

Ai mori një vendim të guximshëm për t’i investuar të gjitha paratë e tij në kompaninë e vogël dhe në gjendje të vështirë …

Kompania nuk vonoi të sillte fitime dhe nisi filjalet në Spanjë dhe Itali. Altrad Group tani është një nga miksuesit kryesorë të çimentos në botë dhe ofruesit e skelave.

Sot, Mohed ka një vlerë neto prej 2.5 miliardë dollarësh, dhe ai është dekoruar me medaljen franceze Legjioni i Nderit.

Libri i tij i parë, Badawi, botuar fillimisht në vitin 2002, tani është duke u mësuar nëpër shkolla. Fëmijët e tij e detyruan atë të zgjidhte një numër nga një kapelë për ta caktuar ditëlindjen e tij më thjeshtë …

Që atëhere, ata kanë festuar lindjen e tij në 9 mars çdo vit.

“Unë jam një njeri i lirë që e vlerëson shumë lirinë e tij.” – Mohed Altrad Badawi

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...