Basha “Do ulim me 30 lekë çmimin e naftës”

Pas Krujës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ndal në Fushë-Krujë, ku pasi foli për gjendjen e vështirë ekonomike që sipas tij e ka lënë qeveria Rama Shqipërinë, bëri edhe një premtim në momentin që demokratët do të vijnë në pushtet.

Sipas Bashës, sipas planit ekonomik të demokratëve, çmimi i naftës do të ulet me 30 lekë, ndërsa do të hiqet taksa Rama për naftë.

Po kështu ulje do të pësojës sipas Bashës, edhe çmimi i energjisë elektrike.

“Këtu në Fushë-Krujë jam lodhur duke dëgjuar kujt i plasi tritoli sot, kujt i plasi dje, kush ngeli pa punë, histori që ma mbushin zemrën me trishtim. Kam ardhur sot që t’ju them se mezi po pres që me ndihmën tuaj, me bashkimin e gjithë shqiptarëve të flasim për vende të reja pune,

për uljen e çmimit të naftës, për mundësi dhe për mirëqenie, për familje që e marrin ndihmën ekonomike. Të jeni të bindur që kjo ditë po vjen. Kjo ditë do vijë sa më shpejt të rrëzojmë këtë qeveri kriminale dhe këtë kryeministër hajdut”,- tha Basha. D.l

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...